Leonora Jakupi e mbështjellë me ‘Gucci’ e Burrbury’

October 23, 2013   | Lajmet / Vijesti

Leonora JakupiËshtë padyshim njëra ndër këngëtaret më të pëlqyera në vend. Leonora Jakupi e cila karrierën e saj e ka filluar shumë vjet më parë si duket i ka arritur standardet për të bërë një jetë luksi.
Ajo vetëm në një pasdite në qytet mban kapele të firmës ‘Gucci’ dhe çantë ‘Burrbury’ që së bashku kushtojnë afro 700 euro. Po t’i llogarisim bashkë me to edhe rrobat që i mban vesh, shifra e një veshjeje të pasdites së Leonorës ia arrin deri në një mijë euro, shumë kjo që në Kosovë arrihet me tre muaj rrogë mesatare.
Leonora po ashtu është imazh i kompanisë “Devolli” e cila qe një kohë të gjatë reklamon produktet e kësaj kompanie të fuqishme kosovare. Thuhet se kontrata e Leonorës me kompaninë pejane është e majme.

Infoshqip

YouTube Preview Image