GJEKA:Fakulteti Ekonomik i Shkodrës kontribuoi për shkollimin e studentëve shqiptarë nga Mali i Zi

October 24, 2013   | Lajmet / Vijesti, Rajoni / Region

fatmirgjeka-shkoder20- vjetori i Fakultetit ekonomik Shkodër

Shkodër-Ulqin ,24 tetor 2013- Fakulteti Ekonomik i Universitetit “Luzigj Gurakuqi” të Shkodrës shënoi 20- vjetorin e punës së vet.Në emër të studentëve shqiptarë nga Ulqin i dhe të trevave tjera shqiptare nga Mali i Zi,në solemnitetin e rastit përshëndeti ish- studenti i këtij fakulteti, Fatmir Gjeka.

“Kam nderin dhe kënaqësinë që të përshëndes këtë auditor të nderuar në emër të brezit të parë të studentëve nga Ulqini dhe trevave të tjera shqiptare në Mal të Zi, që kanë pasur fatin të studiojnë në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”. Unë i takoj atij brezi të studentëve shqiptarë në Mal të Zi që ka thyer akullin, duke hapur një rrugë të re të shkollimit të lartë për të rinjtë shqiptarë në Mal të Zi”,- u shpreh Gjeka.

Ai shtoi se për ne ishte një ëndërr që të studiojmë në Shqipëri dhe kjo ëndërr u bë realitet. Pavarësisht kohës së vështirë, në Shkodër ne jemi ndjerë gjithmonë si në shtëpinë tonë. Madje, pse mos ta pranoj, ndonjëherë kemi qenë edhe të privilegjuar.

Më vjen mirë dhe jam shumë i kënaqur që rrugën e nisur nga ne, e kanë vazhduar të tjerët. Numri i studentëve të Fakultetit Ekonomik që vijnë nga Ulqini dhe nga trevat e tjera shqiptare në Mal të Zi ka ardhur duke u rritur. Përpos studentëve ka edhe pedagogë shqiptarë nga Ulqini dhe Mali i Zi që sot japin mësim në Fakultetin Ekonomik dhe fakultetet e tjera të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”. Ne shqiptarët në Mal të Zi i jemi mirënjohës shtetit shqiptar për krijimin e mundësisë për të studiuar në universitetet e Shqipërisë, ku natyrisht Universiteti i Shkodrës dhe Fakulteti Ekonomik i tij zë një vend të veçantë.Shumica nga ne që kemi mbaruar studimet në Fakultetin Ekonomik, për të mos thënë të gjithë, sot jemi të punësuar. Disa prej nesh ndodhen në pozita drejtuese në vendet ku jetojmë dhe veprojmë duke u munduar që dijet e fituara në këtë fakultet t’i vëmë në jetë,- tha Gjeka.

Shërbimi për Informim i PD