Mark K Shkreli: Dy fjalë për Këshillin Nacional të Shqiptarëve

October 27, 2013   | Lajmet / Vijesti, Opinione

Mark K ShkreliQe edhe dy fjalë për Këshillin Nacional të Shqiptarëve

 

Sot lexova dy shkrime në Lajme nga Ulqini online (fatkeqësisht tani nuk mundësohen komentet), njëri nga Muhamet Nika dhe tjetri nga Dritan Abazoviq. Të dy këta zotërinj janë të pakënaqur me Këshillin Nacional të Shqiptarëve. Me këtë rast deshiroj që edhe unë t’ju bashkohem këtyre dy zotërinjëve. Ka kohë që në publikime të ndryshme, si komentator, kam kritikua mosveprimin e këtij entiteti, ose më mirë të themi, me pa aftësinë e udhëheqësisë së tij. Do të doja të jam gabim dhe, nësë dikush paraqet një raport të aktiviteteve të kryera nga ky entitet, unë jam gati të kërkoj ndjesë. Mendimi im është se ky organ duhet të ketë rolin kyç në jetën shoqërore të bashkisë shqiptare në Mal të Zi:

1. Shkollimi shqip fillor, i mesëm dhe i lartë;

2. Programet kulturore në gjuhën shqipe;

3. Identifikimi dhe mirëmbajtja e vendeve apo godinave me rëndësi historike për shqiptarët (p.sh. Kishat e Shasit);

4. Përkrahja financiare e shoqatave kulturo artistike shqiptare;

5. Organizime të përbashkëta të shqiptarëve të besimeve të ndryshëm me qëllim përkrahja e gjerave që na bashkojnë; 6. Organizim i ngjarjeve kulturo artistike gjithshqiptare në Mal të Zi, etj.
Të gjitha këto kërkojnë talent dhe para. Andaj, anëtarët e Këshillit duhet të jenë me arsimim të lart, kurse udhëheqësia duhet të përkujdeset për sigurimin e fondeve të nevojshme, duke angazhuar, nësë është nevoja, edhe ekspertë për shkrimin e kërkesave nga fondi përkatës i Malit të Zi.
Më në fund, por jo edhe gjeja më e vogël, është bashkëpunimi me diasporën, që përbën dikund gjysmën e popullsisë nga trojet shqiptare në Mal të Zi.