Promovim i vlerave të zonave Rurale të Ulqinit përmes manifestimit “Dita e Sheqës”

October 28, 2013   | Ekonomia / Ekonomija

Dita e Sheqës-PromovimiNë daten 24 Tetor 2013 në Katërkollë (Vlladimir) Biznis Klub Ana e Malit ne bashkëpunim me Komunën e Ulqinit organizuan Panairin “Dita e Shegës”. Në këtë event tashmë të përvitshëm ku morën pjesë fermerë nga Ana e Malit,Ulqini,Kraja etj., pjesëmarrësit e vizitorët u prezantuan me produkte të agroindustrisë, prodhues fidanësh (frutorë e bimë zbukuruese), produkte bujqësore e blegtorale, prodhues brumërash e ëmbëlsirash, bimë medicinale të ndryshme etj.

 

Dita e Sheqës-Promovimi-1

BKA-ja duke qenë në koherencë të plotë edhe me nevojat e Anës së Malit për promovim, i kushtoi një pavion të veçantë testimit të produkteve, ku rreth të gjithë vizitorët provuan lëngun e shtryllur të shegës dhe ushqime tradicionale. Në panair mysafirët patën mundesinë e blerjes së produkteve cilësore lokale me cmime shumë konkurruese. Si në të gjithë panairet e tjera edhe në këtë panair nga ana e BKA si menaxhuese e saj vëmendje të veçantë ju kushtua prezantimit, ku fermerët u akomoduan nëpër pavijone e stenda, të ndarë sipas sipas produkteve.

Dita e Sheqës-Promovimi-2

Marketingu ishte një tjetër objektiv i arritur, ku Sektorit Këshillimit & Kooperimit Bujqësor të BKA nga ana e tij asistoi drejtpërdrejt tek çdo fermer duke i ofruar gjithë asistencën e nevojshme që produkti që tregtohet të jetë jo vetëm cilësor por edhe i mirë ekspozuar. Panairi përveç të tjerave shërbeu edhe në shtimin e aktiviteteve festive e kulturore në Anë të Malit, pasi u “gërshetua” me programin e zhvilluar nga Shoqata “Tradita” e cila organizoi një prezantim të pasur artistik duke shpalosur me anë të tij vlera dhe ide inovatore.

Dita e Sheqës-Promovimi-3

Sic ishte e planifikuar, programi artistik solli në skenë valle të karakterit tradicional, fjalime dinjitoze dhe frymëdhënese, muzikë tradicionale festive, pika humoristike, recitime e të tjera të ngjashme. E gjithë kjo gamë produktesh e shërbimesh bëri që ky panair tashmë i përvitshëm të jetë shpalosës e promovues i Rajonit Rural si pjesë përbërëse e nxitjes dhe promovimit vlerave në tërësi që mbart Ana e Malit për tu bërë sa më tërheqës e atraktiv për vizitorët.

 

S.T.