Cungu i jep dinamikë planit per ndërtimit e hotel Jadranit

October 30, 2013   | Turizmi / Turizam

Cungu-PopovicTakimi lidhur me ndërtimin e hotelit Jadran

Sot në kabinetin e Kryetarit të Komunës së Ulqinit Nazif Cungu është mbajtur një takim lidhur me projektin e hotelit Jadran. Në takim përveç përfaqësuesve të Komunës kanë marrë pjesë edhe Sekretari për projekte zhvillimore Nebojsha Popoviq, përfaqësuesit e të Mirave detare si dhe përfaqësuesit e kompanisë Star of Montenegro.
Objektivat kryesorë të këtij takimi kanë qenë afatet e rinj të fillimit të ndërtimit të hotelit si dhe aktivitetet në vijuese lidhur me fillimin e ndërtimit të ndërtesës së banimit ku planifikohet zhvendosja e 13 familjeve nga lokacioni i Jadranit.

Pas ndryshimit të Planit të prokurimeve publike NP e të Mirave detare për sigurimin e të gjitha mjeteve për ndërtimin e ndërtesës së banimit, tenderin për kontraktorin do të shpallet në ditët e ardhshme ndërsa zgjedhja e kontraktonit, për shkak të afateve ligjore të tenderit, pritet të bëhet kah fillimi i janarit. Në ndërkohë qiraxhinjve do t’u jepet dokumenti për të drejtën e pronësisë së njësisë së banimit në ndërtesën e re.

Kryetari Cungu theksoi që Komuna e Ulqinit do të vazhdoj të mbështesë fillimin sa më të shpejtë të këtij projekti gjë që ka dëshmuar në të gjitha aktivitetet deri më tani duke marrë përsipër përgatitjen e projektit, lërimin nga pagesat komunale tokën ku do të ndërohet ndërtesa banimit si dhe gadishmërin për pagesën e gjysmës së qëras për vendosjen e përkohëshme të familjeve gjatë ndërtimit të kësaj ndërtese.
Përfaqësuesit e kompanisë “Star of Montenegro” do të dorëzojnë planin e dinamikës së ndërtimit dhe në afatin sa më të shkurtër të fillojë me punët përgatitore në lokacion.

YouTube Preview Image