Ansambli “Shota” jep koncert sonte në Ulqin – Video

October 31, 2013   | Lajmet / Vijesti

Koncert-Shota-UlqinNë kuadër të bashkëpunimit kulturorë ndërmjet Ulqinit dhe Kosovës sonte më datën 31 tetor në orën 19.00 minuta në Pallatin e Kulturës do të japë një koncert me këngën dhe valle ansambli profesional ’’SHOTA’’.

Hyrja është e lirë.

Koncerti mbahet nën patronatin e NP “Qendra kulturore”, ndërsa njëri nga sponsorët e Ansamblit ’’SHOTA’’ është Organizata turistike e Ulqinit.

Ansambli ’’SHOTA’’ për të dytën herë jep një formacion të këtij lloji në Ulqin.

Koncert-Shota-Ulqin-1

Diçka per Ansamblin “Shota”

Ansambli kombëtar i këngëve dhe valleve “SHOTA” është themeluar në vitin 1948 si njëri ndër institucionet e para artistike dhe kulturore në Kosovë. Për pesëmbëdhjetë vjet me radhë ky Ansambël ka funskionuar si shoqri amatore dhe më pastaj si ansambël gjysmë-profesional.

Ndërsa në mars të vitit 1964 me vendim të Kuvendit të Kosovës “Shota” e fiton statusin e asnamblit profesionist sikurse edhe tri ansamblet tjera në Jugosllavi: “Llado” – Zagreb, “Kollo” – Beograd dhe “Tanec” – Shkup.
Për pesëdhjetë vjetët e shkuara ansambli “Shota” luajti një rol të pazëvendësueshëm në ruajtjen, kultivimin dhe zhvillimin e këngës dhe valles shqiptare si dhe me afrimin e vlerave të mirëfillta kulturore kombëtare siç është origjinaliteti i kostumeve, meloditë autentike dhe vallet e veçanta egzotike me të cilat ky ansambël është prezentuar në mëse 50 shtete të ndryshme të botës dhe në të gjitha kontinentet.

YouTube Preview Image