Pse shqiptarët në Mal të Zi nuk përdorin shqipen në letërnjoftime

October 31, 2013   | Lajmet / Vijesti, Shtypi / Mediji

letranjoftimine malteziVetëm 5 216 shqiptarë përdorin gjuhën shqipe në dokumentet personale, të tjerët ngurrojnë

Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave ka bërë të ditur se që nga fillimi i zbatimit të Ligjit mbi letërnjoftimin, më 5 maj 2008, deri në fund të vitit të kaluar, në gjuhën shqipe janë lëshuar 5 216 etërnjofime. Ndërkaq, që nga fillimi i zbatimit të Ligjit mbi dokumentet e udhëtimit, po më 5 maj 2008, deri në fund të vitit 2012, me kërkesën e parashtruesve të dhënat mbi emrin dhe mbiemrin në gjuhën shqipe janë shënuar në 6 218 pasaporta.
Të dhënat janë publikuar në raportin e Ministrisë për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave mbi zhvillimin dhe mbrojtjen e të drejtave të popujve pakicë dhe bashkësive të tjera të pakicave nacionale në vitin e kaluar, i cili është përgatitur për Kuvendin e Malit të Zi.

Nëse kemi parasysh faktin se sipas regjistrimit të popullsisë në vitin 2011, në Mal të Zi jetojnë 30 439 shqiptarë, i bjen që vetëm 17 për qind e tyre kanë letërnjoftim në gjuhën shqipe dhe pak më shumë se 20 për qind pasaporta me të dhëna në gjuhën shqipe. Kjo do të thotë se përkundër faktit që ju mundësohet me ligj, shqiptarët vazhdojnë të ngurrojnë ta shfrytëzojnë të drejtën e përdorimit të gjuhës shqipe në dokumentet personale.

Sipas të dhënave të raportit, deri në fund të vitit të kaluar në gjuhët në përdorim zyrtar në Mal të Zi, ku përpos gjuhës shqipe bëjnë pjesë edhe gjuhët serbe, boshnjake dhe kroate, janë lëshuar gati 29 000 letërnjoftime dhe më shumë se 15.6 mijë pasaporta. /Kohapress/