Kabil Kurti merr pjesë ne përurimin e fabrikes e plehrave artificiale ne Vushtrri + Video

November 2, 2013   | Ekonomia / Ekonomija

Kabil Kurti ne perurimin e fabrikes ne VushtrriNë Vushtrri është hapur sot fabrika e plehrave artificiale “Hemo Agrokos”, aktualisht e vetmja fabrikë aktive e tillë në trojet shqiptare, për ndërtimin e së cilës janë investuar 1 400 000 euro.

Visar Shahini, drejtor i kësaj fabrike, tha se ajo do të prodhojë dhe paketojë më shumë se nëntë lloje të plehrave artificiale minerale dhe azotike. Formulat e prodhimit janë: NPK 3×15, NPK 8-16-24,  NPK 5-15-10, NPK 12-12-0+28% Sulfur dhe plehra të ndryshme azotike UREA, KAN e të tjera. Sipas tij fabrika, “Hemo Agrokos” është fabrikë ekologjike, pa dëme anësore për ambientin apo për punëtorët që punojnë, pasi është ndërtuar sipas standardeve evropiane. Kapaciteti instalues është 8 tonë në orë, ose rreth 50 000 000 tonë në vit, punëson 35 veta në faza të ndryshme. Paketimi i plehut do të jetë 25/1kg, por do të pranohen edhe kërkesa të posaçme për paketime. Kjo fabrikë do t’i ofrojë tregut të Kosovës dhe më gjerë cilësi dhe kualitet të garantuar, e do të ketë sasi edhe për eksport, sidomos në tregun e Shqipërisë, Maqedonisë dhe Malit te Zi.
Kabil-Kurti-inagurimi-Fabrika-Vushtrri-1

Ai theksoi se kjo fabrikë do të ballafaqohet me konkurrencë të padrejtë nga importi, andaj  kërkoi nga institucionet mbështetje në këtë drejtim.

Ministri i Financave, Besim Beqaj tha se është ky një aktivitet ekonomik i rëndësishëm i cili ndihmon zhvillimin ekonomik të Kosovës, krijon vende të punës dhe hap perspektivën e vendit e do të rritë potencialet e eksportit të Kosovës. Ai premtoi se institucionet nuk do të ndalen së krijuari lehtësira për bizneset.

Fadil Ismajli, ministër i Zhvillimit Ekonomik tha se hapja e kësaj fabrike ka rëndësi të madhe për zhvillimin ekonomik. Kjo do ta ndihmojë jo vetëm Vushtrrinë, por tërë Kosovën, shtoi ai. Rëndësia është edhe më e madhe ngase do të eksportojë prodhime edhe jashtë vendit.

Edhe kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë, Menderes Kuqi vlerësoi lartë hapjen e një fabrike të tillë. Ai ofroi mbështetje lidhur me eksportimin e këtyre prodhimeve në Maqedoni e më gjerë.
Kabil-Kurti-inagurimi-Fabrika-Vushtrri

Kreu i Klubit të Biznesit Ana Mali nga Mali i Zi, Kabil Kurti e cilësoi si shumë të rëndësishme hapjen e kësaj fabrike, duke çmuar atë dhe blerjen e këtyre prodhimeve nga të gjitha shqiptarët kudo që janë. Ai premtoi se në Mal të Zi,  jo vetëm shqiptarët, por edhe malazezët do t’i kenë në shitje këto prodhime.

Para 30 e më shumë vitesh Kosova ka pasur dy fabrika të plehrave artificiale, një në Mitrovicë, në kuadër të Trepçës dhe një tjetër në ish KXME Kosova në Oibliq.

Koha Net