Me Shqiptaret e Amerikes – Qazim Doda: Intervistë ndermjet Nikolles & Bahri Briskut

November 2, 2013   | Intervista / Intervju

Nikolle-Shabani-Bahri-BriskuDr. Bahri Brisku ka lindur në Ulqin më 1933, ku e kreu edhe shkollën fillore. Në Shkup ka kryer shkollën e mesme dhe fakultetin në Degën e Letërsisë të Popujve Jugosllavë. Në Prishtinë ka kryer studimet pasuniversitare. Po këtu ka mbrojtur tezën e magjistraturës (të kandidatit të shkencave në temën “Lirika popullore në trekënshin” UIqin ‑ shestan ‑ Bregu i Bunës”.

Tezën e doktoraturës “Deti dhe detarët në letërsinë popullore shqiptare” më të cilën fiton gradën shkencore Dr. i shkencave filologjike, e ka mbrojtur ne Universitetin e Kosovës. Për bindjet e tija politike kombëtare ka qen përherë i ndjekur dhe është dënuar disa herë nga ish pushteti bolshevik, i cili as nuk lejonte që të botoheshin punimet dhe studimet e tia.

Ka punuar si pedagog dhe gazetar ne Kosovë e gjetiu. Është mbledhës dhe studiues i folklorit. Nëpër revista dhe publikime të tjera ka botuar afër një qind studime nga lëmit e ndryshme shkencore. Ka botuar poezi dhe proza për fëmijë. Tani ka përgatitur për shtyp : “S’ka liri pa bashkim kombëtar”, (Studime dhe intervista) dhe “Deti dhe detarët në historinë dhe në letërsine popullore shqiptare”. Pjesa ma e madhe e studimeve që po i publikon në veprën “Gjurmime Shqiptare”­ kanë qenë botuar nëpëra revista shkencore.