Në Budve aksidentohet autobusi me kosovarë

November 3, 2013   | Rajoni / Region

AutobusiAutobusi i cili qarkullon në në relacionin Prishtinë-Linc, për arsye të panjohura deri tani, sot në ora tre të mëngjesit ka goditur në murin prej betonit në bulevardin në Budva, dhe për pasojë ka kaluar në korsin e kundërt.

Autobusi në të cilin ishin rreth 30 udhëtarë, kryesisht njerëz të rinj në moshë, është nisur në udhëtim drejt Italisë dhe Zvicrës.

Asnjëri nga udhëtarët nuk është lënduar në aksident. Ato nuk e kujtojnë momentin e aksidentit, sepse, kryesisht, të gjithë flinin. Hetimi për këtë aksident vazhdon tutje.

Bota Sot