Në Ulqin Sanije Matoshi, në mbrojtje të trashëgimisë kulturore

November 3, 2013   | Lajmet / Vijesti, Shtypi / Mediji

Sanije MatoshiAnsambli i Këngëve dhe Valleve “Shota”, ka mbajtur një koncert në mbrëmjen e së enjtes, në Ulqin, ku për moto kanë mbrojtjen e trashëgimisë kulturore. Sanije Matoshi, këngëtarja e mirënjohur ka thënë se në këtë koncert është prezantuar me dy këngë dhe është pritur jashtëzakonisht mirë.

“Pranvera filloi me dal”, dhe “Trëndafilin kur ta dhashë”, janë këngët që janë interpretuar nga këngëtarja e mirënjohur, Sanije Matoshi, në mbrëmjen e së enjtes në Ulqin, e cila i është bashkangjitur koncertit të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve “Shota”, të cilët, kanë prezantuar këtë koncert me moton “Të ruajmë vlerat trashëgimisë kulturore”.

“Jemi pritur jashtëzakonisht mirë nga ulqinakët”, ka thënë për “KultPlus”, këngëtarja Matoshi, e cila, edhe përkundër faktit se nuk është këngëtare rezidente e këtij ansambli, ajo i bashkohet herë pas here këtij institucioni kulturorë, kur ka të bëjë me ndonjë paraqitje mbështetëse.

Mirëpo, mesazhi i këtij ansambli për ruajtjen e vlerave të trashëgimisë nuk përfundon në Ulqin, pjesëmarrësit e këtij ansambli sot janë nisur për në Shkodër, të cilët, edhe atje do të japin të njëjtin koncert me të njëjtin program.
“Pastaj këtë koncert do ta prezantojmë edhe në Prishtinë”, ka thënë Matoshi, e cila rolin e këngëtares rezidente nga ky ansambël e ka sakrifikuar për faktin se është edhe ligjëruese në UP.

Bota Sot

Ansabli Shota ne qytetin e lasht te shasit

Pas një performance të shkëlqyer dhe mbresëlense në Qendren për Kulturë në Ulqin, Ansambli Kombëtar Shota nga Kosova dje ishte në Qytetin e Lashtë të Shasit, në një vizitë turistike të inicuar nga drejtoresha e N.P.Veprimtari Komunale , Zana Sarvan më mbështetje të Selatin Gjeloshit dhe Muslim Llolles , dy personalitete të njohur në fushën e turizmit dhe biznesit . Antarët e Ansamblit u fasionuan nga mikërpritja dhe bukuritë e këtij Qyteti të Lashtë, simbol i qytetarisë dhe civilizimit të Anës së Malit. Ky është një shembull i mirë në valorizimin dhe prezantimin e vlerave tona mbarë kombëtare.

Bashkësia Lokale Katerkollë Facebook

YouTube Preview Image