Ulqinin e përfshin mjegulla e dendur + Foto

November 3, 2013   | Lajmet / Vijesti, Shoqëria / Društvo

Mjegulla e dendur ne Ulqin-4Një fenomen i rrallë është parë në qytetin e Ulqinit gjatë ditës së premte. Qyteti u mbulua për disa minuta nga një mjegull e dendur.

Një fenomen i tillë është i pazakontë për qytetin dhe nuk mbahet mend prej kohësh. Mjegulla vështirësoi për disa minuta qarkullimin në qytet pasi nuk lejonte shikueshmëri në largësi të mëdha. Raportimet më të fundit, tregojnë se situata po shkon drejt normalizimit, por duke lënë të habitur banorët dhe pushuesit në qytetin e Ulqinit.

Foto Ismet Karamanaga Facebook