Manifestimi me rastin e Vitit të Ri dhe Ndarja e shpërblimeve

November 5, 2013   | Lajmet / Vijesti, Rajoni / Region
xhamia e klleeznes-viti riManifestimi me rastin e Vitit të Ri Hixhri dhe Ndarja e shpërblimeve në xhaminë e Klleznës, 03.11.2013 Viti i Ri Islam fillon në ditën e parë të muajit Muharrem i cili llogaritet muaji i parë në kalendarin Islam.
Shumë mulimanë përkujtojnë këtë ditë për të përkujtuar madhështinë e këtij muaji si dhe migrimin e të dërguarit të fundit Muhammedit a.s. (paqa qoftë mbi të) të bërë nga Mekka në qytetin Medina. Kjo është një ngjarje dhe moment i veçantë për muslimanët dhe mbarë njerëzimin. Përkujton sakrificën madhështore të Muhamedit a.s dhe atyre që ndoqën rrugën e pastër të Islamit, andaj dhashtë Allahu fuqiplotë që vepra e të parëve tanë të qarkullojë në damarët tanë dhe të luan rol pozitiv në shoqërinë Islame.
xhamia e klleeznes-viti ri-diplomat
Me rastin e Viti të Ri, Hixhri 1435, Konkretisht me 03.11.2013 ditën e Diele, Xhamia e Klleznës në Ulqin, në udhëheqjen e Imamit të xhamisë Senad ef. Maku, mbajti manifestimin madhështor për të nderuar ndërrimin e motmoteve dhe për t’i uruar mirëseardhje vitit të ri me dëshirë për bereqet, shëndet, mirëkuptim dhe dashuri anëkënd ku gjenden muslimanët. Përpos kësaj nate të Hixhrit, e veçanta e kësaj ishte ndarja e shpërblimeve dhe dhuratave për nxënësit e Mësim Besimit që kanë përfunduar nivelin e dytë, dhe njëkohësisht dhurata edhe për pjesëmarrësit në këtë manifestim. Të ftuar ishin Kryeimami i Bashkësisë Islame në Ulqin, Ali ef. Bardhi, Hafiz Jakupi nga Turqia, Imam e Myrtoveli të Xhamiave të komunës së Ulqin me rrethinë, dhe pjesëmarrës e mysafirë nga trevat tjera. Në fillim të Manifestimit mbasi falem namazin e Jacisë, Hafiz Jakupi lexoi disa ajete nga Libri i Allahu xh.sh., Kurani Famëlartë, më pastaj hapjen e bëri imami i xhamisë Senad ef. Maku, fjalën përshëndetëse e mori Kryeimami Ali ef. Bardhi, ku më pas pasoi ligjërata nga Imami i xhamisë së bregut Mirsad ef. Muça i cili foli për rëndësin e Hixhretit dhe të Mësim Besimit Islam.
xhamia e klleeznes-viti ri-diplomat-1
Pas përfundim të pjesës së parë të programit , pasoi ndarja e shpërblimeve për 35 nxënësit e Mësim Besimit të Xhamisë së Klleznës. Nxënësit u shpërblyen në bazë të suksesit të arritur gjatë mësimit të vitit akademik 2012/2013, ku morën edhe certifikatat e këtij niveli të sapo përfunduar. Nga nxënësit shembullorë me notë shkëlqyeshëm, ishin: Riza Kurti, Dorijana Meqikukiq, Edona Kurti, Ardit Kurti, Albina Rexha, Aide Rexha, Xhemale Elezoviq, Edina Elezoviq dhe Blerina Rexha. Prej këtyre, vendin e dytë e morën: Ardit Kurti, Dorijana Meqikukiq dhe Albina Rexha. Ndërsa vendin e parë e mori: Edona Kurti, ku përpos dhuratave tjera iu nda Mirënjohje për nxënësen më të mirë të grupit dhe imami i xhamisë i bërë dhuratë një Tablet për suksesin e treguar gjatë mësimbesimit.
xhamia e klleeznes-viti ri-diplomat-2
Më pas fjalën e mori hafizi nga Turqia, i cili falënderoj të gjithë për këtë kontribut dhe për organizimin e kësaj mbrëmjeje, duke lutur Zotin që të vazhdojmë me kësi lloj aktiviteti për të mirën e rinisë, të një rinie të shëndoshë islame dhe të vet vendit tonë. Dhe në fund Kryetari i Këshillit të xhamisë Samir Kurti bëri disa dhurata të veçanta për moshën më të thyer dhe për moshën më të re nga të dyja gjinitë që ishin prezent, duke iu dhuruar nga një dhurat simbolike, literaturë islame. Imami i xhamisë si dhe Kryetari i Këshillit të xhamisë i falënderuan të gjithë të pranishmit, të gjithë ato që kontribuan në mënyra të ndryshme për ta realizuar këtë mbrëmje kaq madhështore dhe për dhuratat e dedikuar për nxënësit. Gjithashtu edhe për të pranishmit të tjerë pati dhurata, dhe në fund të programit u begatua me një koktej të rastit në oborrin e xhamisë. Gjithashtu ju lajmerojmë të gjithë të interesuarit për të vazhduar me MësimBesimin Islam në Xhaminë e Klleznës, për të vahduar nivelin e tretë për nxënësit të cilët kanë përfunduar nivelin paraprak, ndërsa fillestarët për tu regjistruar në nivelin e parë. Mësimi fillon me datën 10.11.2013 ditën e Diele në ora 11:00.Më shumë Foto Xhamia Klleznes Ulqin Facebook