Në Gjimnazin “Drita” kurse shtesë të gjuhëve të huaja për nxënësit e shkollës

November 5, 2013   | Shtypi / Mediji

Gjimnazi privat Drita-UlqinNë Gjimnazin “Drita” është planifikuar që këtë vit të zhvillohen kurse shtesë, për avansimin e njohurive të nxënësve në gjuhën angleze, gjuhën gjermane dhe gjuhën zyrtare.

Kursi i parë për këtë vit shkollorë është mbajtur të shtunen me dt. 05.10.2013. nga nxënësit e vitit të parë dhe të dytë, duke vazhduar më pas me vitin e tretë dhe të katërt.

Organizimi i këtyre kurseve gjatë gjithë vitit shkollorë, ka si qëllim përgatitjen e nxënësave me njohouri më të mira në gjuhët e huaja, gjegjësisht synohet të aftësohen për komunikim më të mirë dhe për njohje në nivele më të avancuara të këtyre gjuhëve, të cilat do të i’u shërbejë nxënësve për të ardhmen në shumë aspekte të jetës së tyre, e në vecanti për vazhdimin e shkollimimit të mëtejshëm.

Duke qënë se organizimi i këtij kursi bëhet jashtë procesit të rregullt mësimorë, në këtë ditë, nxënësve gjatë pushimit ju është krijuar hapsirë që, përvec nevojave përsonale, të kenë mundësi të përfshihen në  aktivitete të karakterit argëtues si, lojë shahu, ping pong etj.

Gjimnazi privat “Drita”
Kodra
85360 Ulqin

Burimi: Gjimnazi “Drita”