Rrufeja godet minaren e Xhamis se detarëve ne Ulqin

November 5, 2013   | Lajmet / Vijesti, Shoqëria / Društvo

Rrufeja godet minaren e Xhamis se detarëve ne UlqinFoto: Ismet Karamanaga Facebook
Sot Rrufeja goditi minaren e xhamis se Detarëve në Ulqin.

Nje shkarkese elektrike nga nje rrufe ka goditur majen e minares të Xhamis së detareve në Ulqin. Ishte një rrufe e fuqishme, e cila ka dëmtuar pak pjesën të epërme të minares.

Rrufeja godet minaren e Xhamis se detarëve ne Ulqin-2Foto: Ismet Karamanaga Facebook

Rrufeja ka shkaktuar rrezimin e pllakave dhe ato jane shperndare disa metra larg xhamisë. Shperthimi ka qene i fuqishem duke shkaktuar panik dhe frike tek njerzit që jetojnë në afërsi. Rrufeja ka shkaktuar ne te njejten kohe djegien e te gjitha paisjeve elektrike të shtëpijave ne periferi të Xhamis së Detarëve si dhe linjat e shperndarjes se energjise elektrike.

Ndoshta dëmet mund të ishin më të vogla nëse në xhamin e Detarëve nuk të ishte instaluar sistemi për rrufe pritje, por që ende  nuk eshtë funksional deklaron në komunikim Bashkësia islame e Ulqinit. Rrufeja ka rrënë në minare, dhe ka përfunduar në vendin ku mbaron sistemi i rrufe pritjes.
Rrufeja godet minaren e Xhamis se detarëve ne Ulqin-1Foto: Ismet Karamanaga Facebook

Banorët të shtëpive të cilët janë në afërsi të xhamisë të Detarëve, thonë se rrufeja ka qenë shumë e fuqishme. Sipas tyre dritë e fuqishme ka rrënë në minaren e Xhamis së Detarëve.

Rrufeja godet minaren e Xhamis se detarëve ne Ulqin-3Foto: Ismet Karamanaga Facebook

Disa njerëz të alarmuar kan shkuar menjehere ne vendgjarje per ta shikuar situaten se çka ka ndodhur.