Selim El Zyr nga Rotana Hotel Group viziton Ulqinin

November 5, 2013   | Ngjarjet - Events

Nazif Cungu, priti Selim El Zyr, direktorin e Rotana Hotel GroupNë koordinim të Ministrisë për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Turizëm, sot ishin për vizitë në Ulqin zotëri Selim El Zir, drejtor i grupit të hoteleve Rotana nga Emiratet e Bashkuara Arabe, së bashku me zotëri Sami Sidwai, drejtor i kompanisë Al Nasr, i cili njëherazi është një prej aksionarëve më të mëdhenj i grupit të hoteleve Rotana. Objektiv i vizitës së tyre ka qenë mundësia e investimeve para së gjithash në industrinë hoteliere dhe resortet turistike. Bashkë me Kryetarin e Komunës së Ulqinit Nazif Cungun kanë vizituar Plazhin e madh dhe NHT Riviera e Ulqinit, ku janë takuar edhe me përfaqësuesit e kësaj ndërmarrjeje.

Në takim është mbajtur prezantimi për Plazhin e madh dhe të gjitha mundësitë dhe kapacitetet e investimit në Ulqin. Zotëri El Zir, tah se është i kënaqur me vizitën dhe shprehu interesimin e grupit Rotana për Plazhin e madh. Pas kësaj vizite pasojnë bisedimet me ministrinë për ofertën konkrete të grupit Rotana.