Tërmet 2.7 shkallësh në Ulqin

November 5, 2013   | Lajmet / Vijesti, Ngjarjet - Events

Termet-UlqinEnti i Sizmologjisë i Malit të Zi ka njoftuar se më 5.11.2013, në ora 00:29 në Kruç të Ulqinit eshtë regjistruar tërmeti me fuqi prej 2.7 ballë sipas shkallës së Riterit.

Ndryshe, tërmeti i së premtes së kaluar prej 2.7 ballë sipas shkallës së Riterit, me epiqendër prej pesë kilometrash në verilindje të Ulqinit, ishte hetuar edhe në rajonin e Shqipërisë, por fatmirësisht Enti i Sizmologjisë të Malit të Zi nuk ka raportuar për dëme materjale dhe viktima në njerëz.