Cungu priti përfaqësuesit e punëtorëve të Kripores së Ulqinit

November 7, 2013   | Ekonomia / Ekonomija, Lajmet / Vijesti

Nazif-Cungu-Perfaqsuesit e puntoreve te kriporesKryetari i Komunës Nazif Cungu priti sot përfaqësuesit e punëtorëve të Kripores së Ulqinit me rastin e ngjarjeve të fundit në këtë ndërmarrje. Punëtorët kanë kërkuar nga Kryetari përkrahje në gjetjen e një zgjidhjeje të pranueshme për punëtorët e pushuar nga puna. Në fakt, për punëtorët vazhdojnë të jenë të paqarta planet e pronarit me kriporen duke pasur parasysh vlerësimin e tyre që me zvogëlimin e numrit të punëtorëve prodhimtaria nuk mund të realizohet e në këtë mënyrë Kriporja nuk mund të ekzistojë.

Kryetari Cungu ka propozuar një takim ku do të ftohen edhe përfaqësuesit e sindikatave, pronarëve dhe drejtori i falimentimit në të cilin do të shpalosen kërkesat konkrete dhe të provohet të arrihet në zgjidhje për situatën aktuale në Kripore.