Nimanbegu merr pjesë në mbledhjen e 50-të të COSAC-ut në Lituani
Deputeti i FORCES,Genci Nimanbegu me 28 dhe 29 tetor mori pjese në Vilnus te Lituanise ne mbledhjen e 50-të të COSAC-ut.
Gjate takimit në ditën e parë u shqyrtuan shumë tema të rëndësishme siç janë procesi i implementimit të Strategjisë Evropa 2020 si dhe zgjedhjet e Parlamentit Evropian të cilat do të mbahen në maj të vitit 2014.
Në ditën e dytë punuese është mbajtur takimi i Forumit të gruas së COSAC-ut,si dhe takimet tjera në të cilat janë shqyrtuar legjitimiteti demokratik në kuadër të UE-se,roli i parlamenteve nacionale anëtare të UE-së dhe sfidat e perspektiva e Agjendës digjitale.
Deputeti Nimanbegu, lidhur me sfidat dhe perspektivën e Agjendes digjitale tha se pret që Agjenda digjitale do të ndihmojë ekonominë e UE-së dhe rritjen e munësisë së qytetarëve dhe ndërmarrjeve evropiane që të arrijnë maksimumin nga teknologjitë e reja digjitale duke theksuar se ekosistemi digjital ka rritje më shumë se çdo fushë tjetër në shoqëri.
Ne fund të takimit dyditor janë miratuar edhe përfundimet në të cilat potencohet angazhimi dhe pjesmarrja e qytetarëve në zgjedhjet evropiane vitin e ardhshem.





