Stefan Fule mbështet ‘Jugosllavinë e re’

November 7, 2013   | Shtypi / Mediji

stafan-fule-LukshiqKomisioneri i BE’së për zgjerim Stefan Fule i ka dhënë mbështetje formimit të federatës së 6 vendeve ballkanike nëpërmjet së cilës do të përshpejtoheshin integrimet e europiane të kësaj pjese të Europës.

Fule gjatë një takimi në Budapest kur ka biseduar me 6 liderë të partive në Bosnjë e Hercegovinë, Ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndim dhe shefat e diplomacive të grupit të Vishegradit, që përbëhet nga Hungaria, Sllovakia, Cekia, Polonia, ka thënë se ideja e Igor Luksic është e mirë dhe meriton përkrahje.

“Në këtë iniciativë është veçmas interesante ideja që shtetet anëtare të saj të avancojë në fushat që kanë ndërlidhen me legjislacionin eBE’së” ka thënë Fule.

Luksic është shprehur i kënaqur me përkrahjen që e ka marrë nga BE.

Një një prononcim për “Dnevni Avaz”, Luksic ka thënë se Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina, Shqipëria, Kosova, Serbia dhe Mali i Zi duhet të punojnë në projekte të përbashkëta infrastrukturore, përforcimin e mekanizmave në luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe eliminimin e barrierave të biznesit që do të mundësojnë zvogëlimin e shpenzimeve për qytetarët dhe ekonomisë dhe forcimin e konkurrencës të vendeve të rajonit.

“Kabineti i Komisionerit Fule e ka vlerësuar dokumentin kualitativ ndërsa idetë e ofruara me fokus në temat e integrimeve europiane të secilit shtet, duke marrë parasysh faktin se të gjitha ato ndodhen në faza të ndryshme të këtij procesi. është theksuar edhe aktualiteti duke marrë në konsideratë të gjitha rrjedhat më të rëndësishme në Ballkan. Duhet të theksohet se edhe Këshilli për bashkëpunim rajonal dhe sekretari i tij Gjeneral Goran Svilanovic e mbështesin këtë koncept rajonal. Aktualisht po punohet në definimin e listës së projekteve dhe aktiviteteve për të cilat do të mund të kishte konsensus të vendeve të rajonit dhe të cilat do të mund të materializoheshin nga kjo formë e bashlëpunimit rajonal” ka thënë Luksic.

Propozimi i Luksic ishte kundërshtuar nga pala kosovare. Ministri Enver Hoxhaj kishte thënë se pala kosovare ka pasur shqetësime edhe lidhur me draft-dokumentin e kësaj iniciative, projektet e propozuara, qendrat e ndryshme institucionale, prej bashkëpunimit parlamentar, policisë dhe sundimit të ligjit e deri te bashkëpunimi kulturor dhe arsimor.

Sipas ministrit Hoxhaj, po krijohet përshtypja e një përqendrimi dhe shpërndarje jo të balancuar në mes shteteve. “Konkretisht të gjitha projektet janë të koncentruara kryesisht në Mal të Zi, Bosnjë Hercegovinë dhe në Serbi”, kishte deklareuar ai.

Si rrjedhojë, Hoxhaj thotë se pikënisja e palës kosovare në këtë takim ka qenë se duhet të ketë kujdes, sepse nismat e tilla në rrafshin funksional mund të krijojmë dublifikime të iniciativave ekzistuese dhe në rrafshin e opinionit publik krijojnë keqkuptim për qëllimin e tyre

“Ne kemi mbajtur qëndrimin se kjo nismë të mos jetë vendimmarrëse dhe të mos ketë institucione që do të linin përshtypjen e një integrim koheziv të këtyre shteteve të Ballkanit Perëndimor. Të gjitha këto shtete duhet të integrohen në BE si adresë e vetme”, kishte thënë Hoxhaj.

 

Burimi: 24-ore