Nimanbegu: Zgjidhja e simboleve më e mire se më parë

November 8, 2013   | Lajmet / Vijesti, Politika

Genci NimanbeguKryetari i Këshillit nacional të Shqiptarëve  dhe nënkryetari i Forcës së re demokratike Genci Nimanbegu ka deklaruar që Projektligji i propozuar për zgjedhjen, përdorimin dhe ekspozimin në publik të simboleve kombëtare të popujve pakicë në Mal të Zi është më i mirë se ai që është tani në fuqi.

“Besoj që me ligj duhet të mundësohet që në komunat Ulqin, Tivar, Tuz-Podgoricë, Plavë dhe Rozhajë të përdoren simbolet nacionale dhe në institucionet shtetërore”, tha ai për “Kohën javore”. Nimanbegu theksoi që plani i tij është që Këshillit nacional të Shqiptarëve  të fokusohet në aktivitetet politike sidomos ndaj Qeverisë së Malit të Zi dhe Ministrisë për të drejtat e njeriut dhe pakicave, si dhe të afroj qëndrimet e subjekteve politike të komunitetit shqiptarë. Ai tha që planifikon kyçjen e intelektualëve shqiptarë në komisionet e Këshillit, si dhe aktivitetet e përbashkëta me sektorin joqeveritar dhe diasporën.

RTCG