Festivali i këngës për fëmijë “Ulqini 2014” shpall konkurs

November 9, 2013   | Lajmet / Vijesti, Ngjarjet - Events

Festivali-IX-i-kenges-per-femije-Ulqin-2014NP QENDRA E KULTURËS ULQIN

(Festivali i këngës  për fëmijë-Ulqini 2014)

Shpall

KONKURS

 

për zgjedhjen e këngëve të Festivalit të  IX për fëmijë-Ulqini 2014

 

Te interesuarit duhet të përmbushin këto kushte:

1.Këngët që konkurojnë duhet të jenë të publikuara për herë të parë në festival,

2.Kompozimet duhet të kenë partiturat me vijen melodike të shënuara me simbole harmonike dhe me tekstin, mundësisht edhe  orkestrimin me emrin e autorit,

3.Në Festival marrin pjesë fëmijet nga mosha 6-14 vjeç.

Përzgjedhja e këngëve do të bëhet nga juria e festivalit.

Konkursi do të qendrojë i hapur deri  me datën 15.12.2013.

Masterizimi dhe inçizimet e korit realizohen brenda afatit 15-25.12.2013!

Kërkesën me dokumentacion  të plotë dhe me inçizimin e këngës, të interesuarit mund ta dorëzojnë në adresen:NP Qendra e Kulturës- Ulqin,“Festivali i këngës për fëmijë-Ulqini 2014”.

Informatat në tel: 069-524-244.

 

Drejtoria e Festivalit

YouTube Preview Image