Server: Mali i Zi dhe Maqedonia së bashku në NATO
Mali i Zi dhe Maqedonia duhet njëkohësisht të bëhen anëtare të NATO-s, konsideron analisti politik nga Uashingtoni dhe ekspert për Ballkanin Daniell Server.
Siç deklaroi sot Server për Televizionin Mali i Zi, këto vende shkojnë bashkarisht, jo sepse varen njëra nga tjetra, por për shkak që të dyja duhet të jenë anëtare të Aleancës.
“Mali i Zi është afër përmbushjes së kritereve për anëtarësim në NATO, por konsideroj se Podgorica dhe Shkupi duhet njëkohësisht të hyjnë në Aleancë. Asnjëherë nuk e dini se kur do të hapen dyert e NATO-s. Mund t’i përmbushni të gjitha kushtet, ndërsa dera të mos hapet disa vite
për arsye politike”, tha Server.
Server shfaqi shpresë se Gjermania e cila, sipas tij, duhet të luaj rol udhëheqës në Ballkan, do ta shohë epërsinë nga anëtarësimi i Maqedonisë dhe Malit të Zi në NATO dhe se do të insistojë për këtë në samitin vitit të ardhshëm në Londër.
“Gjermania do të duhet të ndihmojë në potencimin e kësaj çështjeje sepse nuk mundeni të mbështeteni te amerikanët të cilët duhet t’i zgjidhin Iranin, Sirinë dhe Korenë e Veriut”, theksoi Server për televizionin Mali i Zi.
Bota Sot





