Në Ulqin do të qëndroj studiuesja amerikane znj. Paula D. Royster

November 12, 2013   | Kulturë / Kultura

zeaket e ulqinitNë Ulqin, nga data 11 – 16 nëntor, do të qëndroj studiuesja amerikane znj. Paula D. Royster. Ajo ka vjen enkas në Ulqin për të hulumtuar historinë e familjeve afrikane që kanë jetuar dhe vepruar në qytetin tonë.

Gjatë qëndrimit në Ulqin, zonja Royster do të takohet me anëtarët e familjeve afrikane që ende jetojnë në Ulqin, do të bashkëbisedojë me banorë të vjetër të Ulqinit, me gazetarë, intelektualë, aktivist të shoqërisë civile; do të vizitojë Qytetin e Vjetër si dhe lokalitete tjera historike; do të pritet nga Kryetari i Komunës dhe do të vizitojë institucione edukative dhe arsimore në komunën e Ulqinit. Ngjarja kryesore që organizohet me rastin e qëndrimit të saj në Ulqin, është një mbrëmje paneli që do të mbahet ditën e enjte (me 14 nëntor), në Qendrën Kulturore.

Tema kryesore e kësaj mbrëmje është “AFRIKA E SHPËRNDARË, KRIJIMI I NJË AMERIKE MË TË PËRSOSUR”. Të gjitha këto aktivitete realizohen në kuadër të “Programit të Diversitetit” të cilin e koordinojnë: Organizata e Shoqërisë Civile “HORIZONTI i RI”, portali “UL-Info”, Komuna e Ulqinit dhe Ambasada e SHBA në Podgoricë.

Nga Nazif Veliq Facebook