Parlamenti lokal i Ulqinit ndërpret seancen e rregullt, fillon e jashtëzakonshmja

November 12, 2013   | Politika

parlamenti i ulqinit-1Mbledhja e sotme e rregullt e parlamentit lokal të Ulqinit, në të cilën nuk morën pjesë këshilltarët e Forcës së Re Demokratike, FORCA, pasi kryetari i komunës Nazif Cungu i ka tërhequr të gjitha pikat e rëndit të ditës u ndërpre. Kjo ndolli pasi që Këshilltarët e PDS e braktisën mbledhjen dhe parlamenti mbeti pa kuorum.

Paraprakisht kryetarët e klubeve të tjera politike kërkuan shqyrtimin e atyre pikave të rendit të ditës të cilat nuk i kandiduar kryetari i komunës, kurse PSP kërkoi që në rend të ditës të vendoset edhe iniciativa e saj për shkarkimin e kryetarit të Komunës, për çka nuk u pajtua klubi i PDS. Menjëherë pas kësaj mbledhje ka filluar seanca e jashtëzakonshme e kuvendit me dy pika të rendit të ditës: propozim vendimi për përcaktimin e numrit të këshilltarëve në kuvendin komunal dhe propozim vendimi për shkurtimin e mandatit të këshilltarëve.

TVCG