Në kufirin Muriqan – Sukobin, sekuestrohet 40kg droge,

November 14, 2013   | Lajmet / Vijesti, Shtypi / Mediji

policia-dhe-mjeti-ku-u-gjend-kanabisiPolicia e Shkodrës ka gjetur një sasi droge prej 40 kilogramësh e llojit marijuanë në vendkalimin e Muriqanit.

Policia bën me dije se droga është gjetur në automjetin tip “Nissan” dhe se ka arrestuar drejtuesin e mjetit , 50-vjeçarin Nexhat Haziri.

Sipas policisë, shtetasi Nexhat Haziri është nga Gjilani, por që jetonte në Malin e Zi.

Ndaj Hazirit rëndon akuza për trafik të lëndëve narkotike.

(m.s/BalkanWeb)