Rama- Gjukanovic: Të ndihmojmë njëri-tjetrin në rrugën drejt BE-së dhe NATO-s

November 14, 2013   | Rajoni / Region

Edi Rama-Milo GjukanoviqKryeministri shqiptar, Edi Rama, ndodhet për vizitë zyrtare në Mal të Zi. Sipas Radio Televizionit të Malit të Zi, (RTCG-së), të parin takim në axhendën e tij në Podgoricë, Kryeministri Rama e ka zhvilluar me homologun e tij, Milo Gjukanovic, në përfundim të të cilit kanë dhënë një konferencë të përbashkët për mediat.

Po sipas RTCG-së, kreu i qeverisë shqiptare, gjatë vizitës në Mal të Zi, do të takohet edhe me Presidentin, Filip Vujanovic dhe kryetarin e Parlementit, Ranka Krivokapica. Ndërkohë zyra për shtyp e qeverisë shqiptare ende nuk ka konfirmuar vizitën e Ramës në Podgoricë.
Sipas njoftimit të qeverisë së Malit të Zi, takimi mes Ramës dhe Gjukanoviç ka qenë mjaft i frytshëm.
Edi Rama-Milo Gjukanoviq-1

Mali i Zi dhe Shqipëria janë vende mike të cilët munden të ndihmojnë njëra tjetrën në rrugën drejt anëtarësimit në BE dhe NATO, është shprehur Gjukanovic, i cili beson që në dhjetor Këshilli i Evropës do të ja jap Shqipërisë vendin e kandidatit.

“E kemi ndarë mendimin që në atë lami mund të bashkëpunojmë shumë mirë, në dobi të dyanshme, në mënyrë që ti kapërcejmë më lehtë sfidat në këtë fazë të integrimit të shteteve tona”, tha Millo Gjukanoviq, duke iu falënderuar, njëkohësisht, në përkrahje të cilën Tirana i jep rrugës tonë drejt anëtarësimit në NATO.

Gjukanoviq dhe Rama veçanërisht kanë theksuar rëndësinë e rrugës Adriatik-Jon, me bindje që do të gjejnë parat për ndërtimin e saj.
“Rruga Adriatik-Jon do të jetë e rëndësishme për zhvillimin e turizmit dhe infrastrukturës turistike të dy vendeve tona, por edhe si mundësi për të gjitha vendet që të ndërlidhën në të dhe, me këtë gjë, të marrin pjesë në zhvillimin turistik”, është shprehur Gjukanoviç
Dy kryeministrat pajtohen që në të ardhmen investitorëve mund ti dërgojnë oferta të përbashkëta, kur bëhet fjalë për turizëm, infrastrukturë dhe energjetikë.

(a.n/BalkanWeb)

YouTube Preview Image