Takimi me përfaqësuesit e bankës KFW & Komuna Ulqinit

November 19, 2013   | Ekonomia / Ekonomija, Lajmet / Vijesti

Nazif-Cungu-Banka KFWTakimi me KFW lidhur me projektin e investimit në ujësjellës dhe kanalizim

ot u mbajt takim pune ndërmjet përfaqësuesve të komunës së Ulqinit, ujsjellësit të Ulqinit dhe përfaqësuesve të Vodakomit në të cilin janë analizuar përgjegjësit e përcaktuara me marrëveshjen e nënshkruar në gusht të këtij viti. KFW banka për realizimin e fazës së parë të investimeve në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimeve në komunën e Ulqinit, ka ofruar 20 milion euro kredi me interes të butë si dhe një grant prej 1 milion euro i cili do të shfrytëzohet nga ndërmarrja e ujësjellësit dhe kanalizimit për përmirësimin e gjendjës së saj teknike dhe financiare. Meqë KFW banka është duke caktuar konsultantët që do të punojnë në implementim të këtij projekti, në takimin sot janë analizuar aktivitetet e ndërmarra nga Ujësjellësi dhe Komuna lidhur me përgjegjësit e përcaktuara me marrëveshjen e nënshkruar, që njëkohësisht janë kusht për realizimin e fazës së parë të këtij investimi dhe kanë për qëllim revitalizimin e ndërmarrjes së ujësjellësit. Komuna e Ulqinit sipas marrëveshjes duhet të kthej borxhin që ka ndaj ujësjellësit, derisa përgjegjësit e ujësjellësit përfshinjë, rritjen e çmimit të ujit në amvisëri për 15% si dhe zvogëlimin e numrit të tepërt të të punësuarve në këte ndërmarrje.

Nazif-Cungu-Banka KFW-1

Borxhi i Komunës së Ulqinit ndaj ndërmarrjes së ujësjellësit kap vlerën prej 470 mijë euro. Nga ky borxh, 300 mijë do të kthehen me shlyerjen e kontributeve të ujësjellësit. Ndërsa shuma prej 170 mijë euro mbetet të shqyrtohet nga komisioni i përbashkët, i themeluar për këtë qëllim. Borxhi prej 50 mijë euro mbetet i kontestueshëm, meqë sipas vendimit të komunës është borxh i Shërbimit të zjarrëfiksëve ndaj ujësjellësit. Ndërsa pjesa tjetër, poashtu të shlyhet nga komuna si borxh i ujësjellesit per kontributet e katër muajve të parë të vitit, e që arrijnë shumën prej 185 mij euro.

Sa i përket ndërmarrjes ujësjellësit, deri më tani ka plotësuar kushtin e parë, me rritjen e çmimit të ujit për amvisëri për 17%. Derisa kushti i dytë, që ka të bëjë me zvogëlimin e numrit të punësuarve mbetet ende i paplotësuar.
Nazif-Cungu-Banka KFW-2

Drejtori i ujësjellësit, z. Avdiu ka informuar gjermanët për gjëndjen e rëndë në ndërmarrjen e ujësjellësit, si rezultat i borxheve ndaj kësaj ndërmarrje dhe numërit të madhë të të punësuarve, që kryesisht janë angazhuar nga drejtori paraprakë gjatë periudhës së zgjidhjeve të kaluara parlamentare. Ai ka konfirmuar që me ardhjen e tijë në pozicionin e drejtorit të ri, ka zvogëluar numrin e të punësuarve dukshëm, rreth 100 punëtorë, por që e sheh të pamundur të zvogloj këtë numër edhe për 47 punëtorë, sa kërkon studimi i fizibilitetit nga KFW.

Sipas kërkesës të KFW, zvogëlimi i numrit të punëtorëve duhet të jetë gradual. Komuna e Ulqinit u shpreh e gatshme që të mbështesë programin social për punëtorët e larguar nga puna.

Projekti i investimit në ujësjellës dhe kanalizim mbetet projekti më i madh dhe më ambicioz për komunën e Ulqinit i cili përveç që do të përmirsojnë gjendjen e sistemit të ujësjellësit dhe kanalizimeve në qytetin tonë, do tu hap rrugë investimeve të tjera.