Kërkohet zgjidhje për punëtorët e Kripores së Ulqinit

November 20, 2013   | Lajmet / Vijesti, Ngjarjet - Events

Nazif-Cungu-me-punëtorët e Kripores së UlqinitTakim lidhur me mundësinë e gjetjes së zgjidhjes për punëtorët e kripores të pushuar nga puna

Sot kryetari i Komunës Nazif Cungu ka mbajtur një takim ku është diskutuar mundësia e zgjidhjes për punëtorët e kripores të pushuar nga puna. Në takim kanë marrë pjesë përfaqësuesit e punëtorëve të pushuar përfaqësuesin e tyre, përfaqësuesi i sindikatave të kripores, drejtori i falimentimit dhe drejtori i “Eurofondit” – pronarit të shumicës së Kryipores. Kryetari nga të pranishmit ka kërkuar angazhim maksimal me qëllim të zgjidhjes së problemit të punëtorëve të pushuar, para së gjithash pagesën e të ardhurave, tatimeve dhe kontributeve si dhe hartimin programit social, por sot nuk është arritur një marrëveshje.

Nazif-Cungu-me-punëtorët e Kripores së Ulqinit-2

Përfaqësuesit e punëtorëve dhe sindikatës kanë shprehur pakënaqësinë e tyre me rastin e pushimit të tyre nga puna. Kanë thënë se lista e punëtorëve të cilëve nuk u është zgjatur kontrata është hartuar në mënyrë jo transparente, në baza nacionale dhe pa kritere reale, dhe se për këtë shkak e pëson afarizimi i Kripores. Të pushuarit janë punëtorë të kualifikuar të cilët me vite kanë qenë bartës të punës në Kripore, e pushimi i tyre tentohet të zëvendësohet me ri kompozime të pa kualifikuara. Kanë kërkuar pagesën e rrogave të mbetura, pagesën e tatimeve dhe kontributeve si dhe lidhjen e stazhit.
Nga ana tjetër drejtori i falimentimit Ognjen Jovoviq i ka hedhur poshtë këto pretendime dhe ka deklaruar që shkaku i vetëm i pushimit nga puna është jo rentabiliteti i ndërmarrjes, sepse Kriporja tashmë shumë vite është në situatë të vështirë dhe ka sqaruar se me shitjen e rezervave ekzistuese të kripës nuk mund të sigurohet pagesa e rrogave për të gjithë punëtorët dhe të mbulohen punët operative. Ka shtuar se nga të ardhurat ekzistuese të Kripores nuk mund të financohet asnjëfarë programi social, por që do të angazhohet të paguaj pagat e mbetura punëtorëve.

Nazif-Cungu-me-punëtorët e Kripores së Ulqinit-1
Kryetari i Eurofondit Bojsha Shotra ka deklaruar se tatimet dhe kontributet e mbetura si dhe programi social mund të paguhen vetëm me shitjen e masës falimentuese dhe gjetjen e investitorit strategjik. Megjithatë për një gjë të tillë duhen siguruar kushtet me dokumentacion planifikues e hapësinor dhe në një pjesë të Kripores të lejohet valorizimi me qëllim që blerja e saj të jetë fitimprurëse për investitorët. Me këtë do të përfitonin edhe punëtorët edhe komuna, e do të ruhej edhe prodhimi i kripës.