Vujanoviq: Zgjedhjet në Ulqin me 26 janar 2014

November 20, 2013   | Lajmet / Vijesti, Shtypi / Mediji

filip-vujanovic-ulcinjPresidenti i Malit të Zi Filip Vujanoviq ka vendosur që zgjedhjet për këshilltarë në Kuvendin e Komunës së Ulqinit do të mbahen më 26 janar 2014.

Afatet për veprimtarit zgjedhore filllluan prej sot, kurse afati për dorëzimin e listave zgjedhore në Komisionin zgjedhor komunal fillon me 11 dhjetor dhe përfundon me 31 dhjetor 2013.

Këto zgjedhje janë të një rëndësie të veçantë për komunën e Ulqinit , jo vetëm për shkak të vendimeve të rëndësishme që pritet të sjell parlamenti lokal për zhvillimin e kësaj komune. Ndaj dhe gara parazgjedhore do të jet mjaft e ashpër posaçërisht midis blloqeve më të forta të cilat pretendojnë për numrin më të madh të vendeve në asamblenë komunale.

Gjithsej ne territorin e komunës janë 35 qendra votimi, ndërkohë që komisioni zgjedhor numëron 18.500 votues.