Shirat dëmtojnë aksin rrugor Sukubinë – Katërkollë + Foto

November 21, 2013   | Rajoni / Region

Shirat dëmtojnë aksin rrugor Sukubinë - KatërkollëTë reshurat e natës së mbrëmshme shkaktuan dëmtime ne aksin rrugor Sukubinë-Katërkollë, në vendin e quajtur “Të Mulliri i Haxhi Zenelit – Draginë”. Kjo është hera e dytë që aksi rrugor në fjalë pëson demtime të tilla .

Në këtë drejtim kërkohet më tepër angazhim nga njësitë e qeverisjes vendore.

Komunikacioni në të gjitha rrugët e tjera magjistrale dhe rajonale në komunen e Ulqinit për momentin po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë të thata. Intesiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve të qytetit është mesatar.

Në venkalimet kufitare nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti në kufirin Sukubinë – Muriqan. Ky informacion ka të bëjë vetëm për vendkalimet nga ana e Mali i Zi – Shqipëri.

Foto nga Fototeka E Ulqinit Facebook