Bardhi: Gabove zoti kryeministër Gjukanoviq!

November 25, 2013   | Opinione

mehmet-bardhi_ulqin_ulcinjIncidenti që ndodhi më 21 nëntor 2013, në Kuvendin e Malit të Zi, kur në debatë e sipër parlamentare, në seancën plenare gjatë ORËS SË PREMIERIT, kryeministri Millo Gjukanoviq, deputetit më të ri në Kuvendin e MZ, të partisë “Mali i Zi Pozitiv”, z. Dritan Abazoviq, i tha “bitango” , në gjuhën shqipe: batakçi, horr, kopuk, vagabond, endacak, faqezi (Fjalori serbo-kroatisht shqip, Instituti Albanologjik, Rilindja, Prishtinë, 1989) kapërceu çdo kufi të normave demokratike parlamentare po edhe kufijt e një mirësjelljeje njerëzore, etike të çdo pikënisjeje, i cili nuk do të guxonte të ndodhte.

Edhe diçka, kësisoji ose diçka e tillë në fund të fundit, ndoshta edhe do të mund të arsyetoj, sikur të ndodhte në kulmin e acaruar të ndonjë debati në mes të deputetëve (kemi raste edhe në demokracitë e zhvilluara), por jo, assesi në relacionin qeveri – kuvend, e aq më pak kryeqeveritar – deputet, në seancën plenare, në transmetim drejtpërsëdrejti televiziv!?

Këtë incident, Kolegiumi i Kryetarit të Kuvendit, sa më parë duhet të vejë në rend të ditës. Ta analizojë seriozisht rrjedhën, prej shkakut deri te pasojat. Sigurisht duhet të ketë epilogun. Pritat.Pusitë… nuk i ndihmojnë të mirës.

Pa hyrë në aryet politike, ekonomike zhvatëse, etniko-nacionale ose të tjera, të cilat, fatkeqësisht, në politikat në Mal të Zi, nuk mund të përjashtohen, por janë prezent, herë-herë edhe dominojnë, si shkak apo pasojë, pikësëpari për hir të përcaktimeve demokratike të miat dhe të LDnë MZ dhe në emër të përvojes sime të gjatë e të pasur parlamentare, jetësore e shoqërore-politike, po edhe edukativo arsimore, them:
GABOVE, zotëri kryeministër Gjukanoviq!

Për shumë arsye:

Së pari, nga pikëpamja e traditës së maleve…

Së dyti, është KUVENDI, dhoma më e lartë e përfaqësuesve të popullit;

Së treti, aty në atë Kuvend, nga deputetët e po këtij Kuvendi, kuptohet nga shumica, ju jeni zgjedh KRYEMINISTËR dhe bazuar nga kjo kierarhi Ju, Qeveria Juaj i paraqet dhe i jep llogari kuvendit, pra kuvendarëve – deputetëve, por tash të gjithëve, edhe pozitës edhe opozitës;

Së katërti, këtu, në MZ, deputetët (81) dhe kryetari i MZ (1) janë përfaqësuesit e vetëm drejpërsëdrejt të zgjedhurit e popullit, cilëtdo qofshin;

Së pesti, Ju, jeni më i vjetër edhe nga mosha edhe nga përvoja. Raporti 2:1. Duhet të kishit menduar, radha ishte e Juaja, që ta ndalni vetën, “guximin”. Ta frenoni “krenarinë” personale, nacionale malazeze, sepse, (as) në këtë rast, nuk ishte aleatja e Juaj!

Së gjashti fjalori i Juaj, shpesh herë i sforcuar nga ashpërsia deri në banalitete (fyerje, madje edhe kërcënime(!), në publik, si kryeministër, askush që ia do të mirën NJERIUT, nuk i thotë “marshalla”, nuk thotë “aferim”, nuk thotë “bravo” e kurrësesi “Të lumtë”.

Së shtati, z. Kryeministër, Ju as nga pozita e premierit e aq më pak nga pozita e kryetarit të partisë më të nadhe të pozitës, tash më se dy dekada, nuk guxoni as të tentoni të ndalni kritikën e opozitës, e jo më të përdorën fjalë të rënda fyese e kërcënuese, sepse dihet, është aksiomë – roli i saj historik në shumëpartiaksinë demokratike, është kritika ndaj pozitës e qeverisë.

Mund të rreshtoj edhe mjaft arsye e argumrnte të tjera e që flasin për GABIMIN, në një anë, e fort, fort pak, ose aspak të arsyetojsh atë, në anën tjetër.

Prandaj, Zotëri Kryeministër, mendoj se është koha të ndërrohet pllaka. Për gabime, më së paku ajo çka duhet bërë, është të kërkohet falje dhe mos të përsëritën. Në cilësinë jo të këshilldhënësi, por në favor të ndërtimit të demokracisë dhe të narrëdhënieve demokratike shoqërore, njerëzore dhe ekonomike, po edhe (ndër)nacionale, po ju them që të mblidhni guximin, dhe të shkoni në Kuvend dhe në seancën e parë të radhës të mbledhjes së parë, në fillim të saj, të dilni në foltore, dhe ashtu si atë ditë, që nga banka, nga vendi i drejtuat deputetit Dritan Abazoviq, atë (-o) fjalë fyese, nënçmuese e kërcënuese, që unë as në këtë çast, duke shkruar këtë opinion, që ndoshta do ta bëj publik, nuk kam forcë as ta përsëris, nga foltorja t’i kërkoni falje. T’u kërkoni falje kuvendarëve e Kuvendit, e njëkohësisht edhe mbarë publikut, atij që atë ditë ju ka përcjell përmes mediave audiovizuele, po edhe atij i cili është informuar për këtë incident, sa të rëndë aq të pashembullt. Jeni kryeministër dhe kryetar i partisë më të madhe në pozitë mbi njëzetvjeçare.

Ulqin, ë 23 nëntor 2013

MEHMET BARDHI, profesor, deputet e politikan me përvojë, kryetar i LD në MZ-së