Komuniteti i Anës së Malit diskuton planin urbanistik të komunës së Ulqinit në SHBA + Foto

November 25, 2013   | Bota, Lajmet / Vijesti

Të interesuar për zhvillimin e vendlindjes, anamalasit pritën në takim dhe diskutuan me kryetarin e Klubit të Biznesit të Anës së Malit, Kabil Kurti
Kabil-Kurti-NewYork-plani

Nga Beqir Sina

STATEN ISLAND, NY: Komuniteti i Anës së Malit në Staten Island New York, organizoi dje në mesditë, një takim me Kryetarin e Klubit të Biznesit të vendlindjes. Në këtë takim kishte ardhur nga Komuna e Ulqinit, kryetari i këtij klubi Kabil Kurti dhe këshilltar ekonomik i kryetarit të komunës së Ulqinit Arbin Çapriqi.
Agjenda e takimit përfshiu një diskutim të gjerë rreth projekt-idesë së planit urbanistik të komunës së Ulqinit e në veçanti të Anës së Malit, duke parë sidomos çështjen e pronave private dhe ato shoqërore, shfrytëzimin e tyre dhe vlerave turistike të rajonit, në format dhe dimensionet, varësisht nga burimet dhe shkalla e zhvillimit të tyre që kanë sot.
Mbasi u bë një prezantim me video – projeksion dhe në mënyrë të detajuar nga Kabil Kurti, u diskutua nga të gjithë afaristët dhe biznesmenët e Anës së Malit, veprimtarë të këtij komuniteti, rreth propozimeve për ndryshime të planit urbanistik të Komunës së Ulqinit.
U fol rreth mundësive të këtij komuniteti në SHBA, për investime në Komunën e Ulqinit dhe Anën e Mali, dhe rregullimin e qendrës së Katerkollës, në një zonë urbane dhe rreth zonave industrial.
Kreu i Klubit të Biznesit nga Ana e Malit i ardhur enkas për këtë takim, shpalosi në detaje idetë për rivitalizimin e qytetit të vjetër të Shasit dhe të Shkollës së vjetër të Katerkollës, si dhe idetë për ristukturimin e bujqësisë dhe blektorisë në Anën e Malit, për të gjetur pika të grumbullimit të pemëve dhe perimeve dhe hapjen e një fabrike për përpunimin e tyre. Aji mori si shembull edhe “festën e Shegës”
Një temë që iu kushtua mjaft rëndësi në debatet e zhvilluara dje në këtë takim ishte ajo e ndërtimit të një qendre sportive multifunksionale, e cila u tha se do t’i shërbente në mënyrë të shkëlqyer poullsisë së Anës së Malit, sidomos të rinjve dhe të rejave, “të mos humabsin këhen kot por të merren me sport”.
Gjithashtu, interes u shfaq nga pjesëmarrësit për mënyrat që duhen gjetur që të ringjallet turizmi në Anën e Malit, turizmi sportiv dhe malor (staza e biçikletave) dhe shfrytëzimi i trashigmisë kulturore në funksion të truizmit, duke filluar nga pika më e rëndësishme në këtë Komunë – Kalaja e qytetit të lashtë të Shasit, e cila ndodhet afro 30 kilometra larg Ulqinit.

Ana-e-Malit-Dibra-shoqata
Takimin e udhëhoqi ish kryetari i Shoqatës së Anës së Malit, Naser Çobaj – i cili, në këndëshikimin e tij – e quajti një pjesë të këtij plani “degradim”, duke iu referuar infrastrukturës së re, që sipas tij parasheh në ndërtimine rrugës së re në Anën e Malit.
Cafo Boga një aktivist i shquar i komunitetit shqiptar në SHBA tha se Ana e Malit është një mundësi e pashfrytëzuar mirë, duke shtuar se “ duhet të shfrytëzohen të gjitha pronat shoqërore e private, bizneset, me të gjitha ato resurset që Ana e Malit ka pasur edhe ka edhe sot, por që janë shfrytëzuar keq ose pa përgjegjësi”.

Komuniteti i Anës së Malit ne SHBA
Në diskutim shfaqën mendimet e tyre, shqetësimet dhe idetë pothuajse të gjithë pjesëmarrësit duke përfshirë edhe Arbin Çapriqi, këshilltar ekonomik i kryetarit të komunës së Ulqinit i cili foli për aspektin ekonomik në realizmin e projekt idesë së planit urbanistik.
Duke u përfshirë në diskutim, kryetari i Shoqatës së Anës së Malit, Ismet Kurti, lidhur me projekt- idenë, u shpreh se shpreson që realizmi i tyre të sigurojë stabilitetin dhe të sigurojë ndalimin e emigracionit, nga Ana e Malit, që ndoshta, u shpreh Kurti i intereson vetëm shtetit malazez, që ta boshatisë këtë trevë.
Kryetari i anamalësve në Nju Jork, zoti Kurti, shtoi se :” Duke shikuar nga e verteta se bizeisi është oksigjeni i çdo shoqërie. Shoqata jonë në Nju Jork, ka pasur edhe me heret në planet e saj që të shërbejë si urë lidhëse në mes afaristëve dhe biznesmenve nga Ana e Malit, dhe bashkëvendasve tanë”.

llyriapress