Shfaqet me sukses dokumentari “Dije dhe profesion” në Ulqin

November 25, 2013   | Kulturë / Kultura

Dije dhe profesion -Ulqin“Dije dhe profesion” është dokumentari i cili u prezantua të shtunën në Galerinë e arteve në Qendrën e kulturore  i financuar nga Fondi për mbrojtjen dhe realizimin e drejtave të pakicave në Mal të Zi,realizuar nga SOS -telefoni për femra dhe fëmijë viktima të dhunës në Ulqin .Dokumentari në fjalë perfshinë veshjet popullore karakteristike të komunës së Ulqinit, e që prezantohen nga gratë të cilat me vite bëjnë punime dore ,dhe në njëfarë mënyre mundohen të ruajnë vlerat kulturore  dhe traditën shekullore të Komunes se Ulqinit

Dokumentari “Dije dhe profesion “ka në fokus  gruan,promovimin e aktivizimit femëror dhe kreativitetin e sajë atë se cfarë ajo punon me shumë dashuri dhe përkushtim duke ruajtur me shume fanatizëm kulturën e vet trashigimore edhe përkundër perballjeve të shumta që ka hasur në rrethana të pafavorshme socilale dhe ekonomike, u shpreh para një auditoriumi  të gjërë  Ardita Kovaçi ,e cila njëherit është edhe psikologe pranë SOS telefonit

Për vlerat e këtij dokumnetari foli edhe Gazmend Govaci njohës i mirë i vlerave të etnografisë dhe trashigimisë kulturore,duke shtuar se promovimi i dokumnetarit është një realizim që mbart vlerën e autencitetit dhe origjinalitetit  si dhe për vlerat e rëndësishme për shkencën e etnografisë,historisë dhe gjuhësisë.Kjo dëshmon se ende sot e kësaj dite në trevat tona veshjet kombëtare përdoren ,dhe ende vishen nga të moshuarat ,por edhe në raste të vecanta nga të rejat e sodit,u shpreh Z Kovaçi .

Dije dhe profesion -Ulqin-1

Qellimi i projektit “Dije dhe profesion” është njoftimi i opinionit me gratë e radha të cilat merren me këtë krijimtari , si dhe prezantimi i veshjeve popullore  duke inspiruar edhe moshat e reja nga këto gra të cilat me vite kanë ruajtur këtë traditë që edhe me tej të vazhdojë ne te ardhmen të kultivojnë vlerat kulturore të kombit tonë. shprehet autorja e ketij dokumentari, njëherit edhe drejtoreshë e SOS – telefonit Hatixhe Nelaj

Dokumetrai në përgjithësi është pritur mirë nga të pranishmit ,dhe me këtë rast si shenjë falendërimi ,solidarizimi dhe mirenjoheje për këto gra artiste që me dinjitet kanë ruajtur vlerën e trashigimise sonë dhe për punën e tyre të palodhme drejtoresha e Ndermarrjes Publike për pastrim dhe gjelbrim  ju dhuroi  nga nje buqet lulesh,dhe me pas per te gjithë te pranishmit u organizua nje koktei rasti.