Harasani: Anarki Ligjore ne komunen e Ulqinit

November 26, 2013   | Lajmet / Vijesti, Opinione

Anarkia si fjalë dhe si teori kryesisht haset në të kaluaren,  kurse sot në këtë koncept mvishen  shtetet e pazhvilluara, organizatat dhe grupacionet e pa përfillshmëris ligjore. Por kjo fjalë së fundi është aktuale dhe në qytetin tonë, dhe atë si pasojë e veprimeve të udhëheqësisë së organeve të vetqeverisjes lokale.
Ilir-Harasani-Ulqin

Sistemet demokratike përherë janë orientuar dhe kanë synuar që qytetarët vetë ta ushtrojnë pushtetin. Këtë mundësi e ka ofruar vetëqeverisja lokale, qoftë në mënyrë direkte, qoftë përmes përfaqsuesve të qytetarëve të zgjedhur nga vet ata. Synimi është që qytetarët ta ushtrojnë një pjesë të pushtetit, i cili decentralizohet nga organet e pushtetit qëndror në ato vendore. Vetqeverisja lokale pra paraqet një element të rëndësishëm të demokratizimit të sistemit politik. Por çfar ndodhë kur ajo nuk ushtrohet siç duhet? Çfar ndodhë kur përfaqësuesit e zgjedhur vetshpallen “të paaftë” për ta ushtruar detyrën që ju ka besuar qytetari i Ulqinit?? Nëse tani janë të till a duhet pritur që do “të aftësohen” për mandatin e ardhshëm?

Anarkia në komunen e Ulqinit ka të bëj me atë që periudha e udhëheqjes qeverisëse është bër shpesh jashtë juridiksionit në fuqi.  konkretisht jo konformë Ligjit mbi vetqeverisjen lokale dhe vet statutit të komunes, dhe atë nga dy organet e  komunës së  Ulqinit: organit  përfaqësues-ligjvënës Kuvendit, dhe organin eksekutiv  kryetarit  të  Komunës.

Në Kuvendin komunal disa muaj  ka mbretruar mospajtueshmeria, grindja dhe në fund  heshtja e zymtë, mosvijueshmeria  e këshilltarëve ka qenë pasoj që kemi pasur zbrazdirë juridike në komunë, mos miratimi i disa aktve të rendesishme , e që tërthorazi kanë  ndikuar në zhvillimin e qytetit. Duke mos mjaftuar kjo këshilltartët  shkurtojnë mandatin, duke mos përmbush afatin e parapar me ligj dhe në këtë mënyrë shfaqen jo seriozë dhe jo përgjegjës ndaj qytetarve që i kanë përzgjedhur.

Në nenin 7 të statutit të Komunës thuhet që Komuna ka cilësin e përsonit juridik,  ky etiketim juridik për Komunën shpesh është lëkundur me veprimet kontraverse dhe vetanake të përsonit fizik-kryetarit të Komunës, ku krijohet përshtyja se kush është përson fizik e kush juridik. Si organ ekzekutiv kryetrai i komunës ka ndërrmarrë disa veprime të papërgjegjshme dhe anti ligjore: nuk ka shtruar raportin e vetë para Kuvendit që e ka obligim ligjor (sipas Ligjit mbi vetëqeverisje lokale neni 57 p.8, dhe sipas statutit të komunës neni 83 p.11.) së paku një herë në vit. Kryetari po ashtu bie ndesh me ligjin tek çështja e shkarkimit të nënkryetarit ku për shkarkimin e nënkrytarit nuk merrë pëlqimin e kuvendit ndërsa me ligjin mbi vetëqeverisje lokale ceket ne nenin 57 p.6 dhe ne satutin e Komunës neni 83 p.6 ” Kryetari i Komunës emëron dhe shkarkon nënkryetarin e Komunës me pëlqimin e Kuvendit.”. Vërtetim i kësaj është dhe vendimi i freskët dhe i qartë i Gjykatës Administrative Nr. 01-3801-13. Nga kjo anarki s’do  mungoj dhe çështja  e mos pasurit kryeadministrator për 9 muaj, ku mund të themi se është shtylla kurrizore juridike e një  Komune. Këtë shtyllë kurrizore janë munduar ta bëjnë “operacion plastik” duke caktuar ushtrues detyre të kryeadministratorit që është e paarsyeshme dhe jo funksionale.

E gjithë  kjo anarki e shfaqur në skenë nga aktorë  politikë, që shfaqjen negative duan ta   zhveshin nga vetvetja  ku çdo njëri akuzon tjetrin,  me qëllim që faji i shkaktuar të mbesë jetim, pa e ditur që jetim mbetën publiku i cili i ka besuar aq shumë , dhe kjo  s’është asgjë tjeter veçse politikë destruktive,  jo produktive dhe prodhim i destabilitetirt politiko-ekonomiko në qytet.

Si epilog Zgjedhjet janë në prag,  deri tani  vetëdija e qytetarve në bazë të arsyes mbi të kaluaren është ngritur dhe me këtë mundë të shprehet vullneti real për përzgjedhje, por  skepticizëm është se do mbetet po kështu deri tek caku i garës duke pasur parasysh presionin e partive politike dhe varshmërin e qytetarve?  A do  kemi ndryshim të figurave dhe  skenes politike, apo përsëritje e të të njëjtëve, kjo mbetet të shihet..

Nga Ilir Harasani