Projekti i pastrimit te kanalit Port Milena

November 26, 2013   | Shoqëria / Društvo

Projekti i pastrimit të Port MilenësProjekti i pastrimit të Port Milenës

Pas përfundimit të analizës së baltës në kanalin Port Milenë, sot është mbajtur një takim me përfaqësuesit e UNIDO – s, agjenci në kuadër të Kombeve të Bashkuara e specializuar për çështje ekologjike. Në takim është prezantuar draft projekti Bartja e teknologjive ekologjikisht të pranueshme (TEST) për pastrimin e Port Milenës, projekt ky që realizohet me mjete të Qeverisë së Sllovenisë në shumën prej 210 mijë Euro, për një periudhë prej dy vitesh dhe përbëhet prej tre komponentëve kryesore.

Komponenti i parë, identifikimi i zonave të ndotura, përfshinë: kualifikimin e ndotjeve nga burimet e ndryshme, kualifikimin e mbetjeve si dhe analizën e hollësishme e ndotësve të sipërfaqeve ujore. Komponenti i dytë, qasja gjithëpërfshirëse për TEST, përfshinë: konstatimin e ndotjeve (sipërfaqes ujore) dhe ndotjet e kaluara si dhe trajtimin dhe riciklimin e mbetjeve (baltës). Komponenti i tretë, Pilot eco-sanimi, përfshinë demonstrimin e pagueshmërisë.
Kryetari Cungu ka theksuar që ndotja e Port Milenës mbetet një ndër pengesat më të mëdha për zhvillimin e turizmit në Ulqin dhe që ky projekt paraqet mundësi të madhe për zgjidhjen e tij. Ai shtoj që pasi me planin hapësinor është parashikuar ndërtimi i marinës në port Milenë, projekti duhet të përfshijë edhe përgatitjet dhe përshtatjen e terrenit për këtë projekt për të cilin shumë shpejt planifikohet përgatitja e studimit të fizibilitetit.

Nesër pason takimi i UNIDO me Ministrinë për turizëm dhe zhvillim të qëndrueshëm lidhur me këtë projekt ku përveç këtyre detajeve do të shqyrtohet edhe mënyra e lidhjes së Port Milenës me Bunën që është element shumë me rëndësi për mundësit e finasimit të fazës së dytë të këtij projekti.