Projekti për zgjidhjen e problemit të ujërave të zeza në lumin Buna

November 26, 2013   | Ngjarjet - Events

Nazif-Cungu-Millosh-VelickovicTakimi lidhur me sistemin e kanalizimit dhe ujërave të zeza në lumin Buna

Sot kryetari Cungu u takua me z. Millosh Veliçkoviq, drejtorin gjeneral për Ballkanin perendimorë i kompanisë Medsorga nga Gjermania, lidhur me problemin e kanalizimit dhe ujërave të zeza në lumin Buna. Meqë zona problematike përfshihet nga zona e të mirave detare, kjo kompani ka filluar bisedimet edhe me NP të Mirat detare lidhur me problemin në lumin Buna.

Kryetari Cungu ka theksuar që situata e mungesës së sistemit të kanalizimit në Bunë praqet prolem të madhë ekologjik për Ulqinin duke marrë parasyshë që në atë zonë ka rreth 400 objekte për të cilat duhet të ndërtohet sistemi unik i kanalizimit dhe trajtimit të ujërave të zeza.

Përpunimi i dokumentacionit teknik dhe asistenca nga Medsorga paraqet një mundësi që me këtë projekt të aplikohet për finasim nga fondet europiane.