Ftesë në Maratonen e dytë e pavarësisë Shkodër – Shas – Ulqin

November 27, 2013   | Shtypi / Mediji

Maratona-e-dyte-e-pavaresiseMe rastin e udhëtimit të dy bashkëvendasve tanë, njëherit edhe themeluesve të maratonës  nga New Yorku, për në vendlindje, vetëm për të vrapuar maratonën e dytë të Pavarsisë, e cila shpresojmë të bëhet traditionale. Ju ftojmë të gjithëve të bëheni pjesë e kësaj ngjarjeje të rëndësishme, për të gjithë neve.

Kjo nismë lidhet ngusht me argumentimin e zbutjes së kufijve në mes dy pjesëve të trupi të një popullsie, që ka një gjak, një komb një gjuhë dhe një flamur.

Andaj, të dashur bashkëvendas, në emër të anëtarve të Shoqatës Ana e Malit në New York, Kryesisë dhe në emrin tim personal,  Ju ftoj që të merrni pjesë në mënyrë sa më masive, sepse kështu do ti përkrahni vëllezërit Tuaj të ardhur nga diaspora.
Esad Aloshi-Mustaf Berkani-Maratona e pavarsise Ulqin-Shkoder.2

Gjithashtu, me këtë rast iu uroj mbarëvajtje dhe vrapim të lehtë nismëtarëve të kësaj maratone z. Esat Aloshi dhe z. Mustafë Bërkani , si dhe të gjithë pjesëmarrësve. Megjithse, na ndane një distance e madhe më mendje dhe zemër jemi të gjithë me ju.

Me këtë rast iu urojmë të gjithëve festën tonë kombëtare , ditën e Pavarsisë së Shtetit të Shqipërisë.

Gëzuar dhe suksese.

Kryetari i Shoqatës Shqiptaro Amerikane “Ana e Malit” New York.

Ismet Kurti

YouTube Preview Image