UDSH: Urime Dita E Flamurit – Video

November 27, 2013   | Lajmet / Vijesti

URIME_28nentori_UDSH_ja_ulqin UNIONI DEMOKRATIK I SHQIPTARËVE

DEMOKRATSKA UNIJA ALBANACA

THE DEMOCRATIC UNION OF ALBANIANS

Ulqin, më 28 nëntor 2013

 

                                      Kumtesë për opinion

 

Unioni Demokratik i Shqiptarëve iu uron festën e madhe gjithëkombëtare ,,Ditën e Flamurit” të gjithë shqiptareve kudo që janë.

Ne shqiptarët na bashkon gjithçka dhe nuk na ndan asgjë. Na bashkon gjaku, gjuha, flamuri dhe identiteti i njëjtë; na bashkon historia dhe vlerat kombëtare.

Në situatën aktuale është i domosdoshëm uniteti në veprim të realizimit të të gjitha aspiratave tona kombëtare. Kjo festë do të na motivoj që t’i shfrytëzojmë të gjitha format e veprimit politik për të realizuar të gjitha të drejtat tona kombëtare sipas standardeve më të larta ndërkombëtare.

UDSH uron që festa tjetër e Flamurit të na gjejë me  implementim të plotë të drejtave të shqiptarëve në Mal të Zi, ashtu si parashohin standardet evropiane për pakicat nacionale në demokracitë shumnacionale të Evropës.

Zoti e bekoftë  Flamurin dhe shqiptaret kudo që janë !

 

Shërbimi informativ të UDSH-së

YouTube Preview Image