Urime Festa e Flamurit – Këshilli Nacional i Shqiptarëve – Video

November 27, 2013   | Lajmet / Vijesti, Shtypi / Mediji

KËSHILLI NACIONAL I SHQIPTARËVE NË MALIN E ZI

NACIONALNI SAVJET ALBANACA U CRNOJ GORI

ALBANIAN NATIONAL COUNCIL IN MONTENEGRO

Nr. 66/13

Ulqin, më  27.11.2013

 

 

Të ndëruar përfaqësues të medias,

 

Me rastin e Festës së 28 Nëntorit Ditës së Flamurit, 101 vjetorit të Pavaresisë dhe 570 vjetorit të ngritjes së Flamurit Kombëtar, Këshilli Nacional i Shqiptarëve në kuader të aktiviteteve  të këtij manifestimi organizon maratonin Shkodër-Ulqin dhe „Akademinë Solemne“.

– Maratona niset nga Shkodra para Bashkisë në ora 9:45 kurse finalja do të bëhet para Komunës së Ulqinit në intervalin kohorë prej14.00-15.00. Pjesëmarresit e maratonës do të jenë nga Mali i Zi, Shqipëria dhe Kosova.

-„Akademia Solemne“ do të mbahet në ora 19.00 në sallen e madhe të Shtëpise së Kulturës në Ulqin me  ç’rast është përgatitur një program i begatshëm kulturorë.

Shpresojmë se do të keni mundësi të percillni aktivitetet e parapara.

Me respekt,

Genci Nimanbegu

Kryetar i KNSH-së  

KUMTESË PËR OPINION

Me rastin e 28 Nëntorit Ditës së Flamurit, 101 vjetorit të Pavarësisë  së Shqipërisë dhe 570 vjetorit të ngritjes së Flamurit Kombëtar, Këshilli Nacional i Shqiptarëve ju uron këtë festë të madhe mbarëkombëtare të  gjithë Shqiptarëve.

Urojmë që 101 vjetori i Ditës së Flamurit të jetë një fillim i mbarë i shekullit të ri për shqiptarë. Kjo festë le të shërbej për bashkim, mirëkuptim dhe dialog ndërmjet shqiptarëve kudo që ndodhen.

28 Nëntori është Festë e madhe për të gjithë shqiptarët  sepse në këtë datë është shënuar historia jonë dy herë me radhë, në vitin 1443 kur Gjergj Kastrioti Skenderbeu ngriti Flamurin në Kalanë e Krujës dhe po në të njëjtën ditë me 1912  Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë.

Flamuri Kombëtarë Shqiptarë na mbajti të bashkuar ndër shekuj të tërë dhe urojmë që kështu të jetë gjithmonë.

Gëzuar Ditën e Flamurit të gjithë Shqiptarëve!

Me respekt,

Genci Nimanbegu

Kryetar i KNSH-së

YouTube Preview Image