Fatmir Gjeka në Vlorë feston 101-vjetorin e pavarësisë

November 28, 2013   | Shoqëria / Društvo

Fatmir-Gjeka-Edi-Rama-ne-ceremonin-e-dites-se-pavarsiseNë kremtimet e 101 Vjetorit të shpalljes së Pavarësisë, krerët e shtetit dhe  delegacioni nga Kosova, Maqedonia, dhe Mali i Zi janë mbledhur në Vlorë për të festuar përvjetorin e Pavarësisë.

Krerët e shtetit janë mbledhur në Vlorë për të festuar përvjetorin e Pavarësisë. Presidenti i Republikës Bujar Nishani, Kryeministri Edi Rama, Kryeparlamentari Ilir Meta, kryetari i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika, prefekti Besnik Dervishi, deputetë të qarkut të Vlorës e politikanë nga Kosova dhe qindra bashkë në ceremoninë për përvjetorin e 101 të Pavarësisë së Shqipërisë.

Nën himnin kombëtar, në radhë kryetari i shtetit, Kryeparlamentari e Kryeministri kanë bërë homazhe e vunë në kurora në varrin e atij që cilësohet babai i kombit, plakut të urtë Ismail Qemali, emrit të të cilit i atribuohet pavarësia e vendit, 101 vjet më parë.

Të njohura në historinë tonë kombëtare, si vatrat më të flakta  të atdhetarizmit, këto qytete ndezën kryengritjet më të  lavdishme dhe shpalosën trimërinë e patriotëve, ngjarje, të cilat ngadhnjuan me ditën më sublime, shpalljen e Shtetit të pavaruar në Vlorë në 28 Nëntor 1912 dhe nënshkrimin e Deklaratës së Pavarësisë, si çertifikata e lindjes së Shtetit shqiptar.

Të ftuar ishin ministra, deputetë, përfaqësues zyrtarë nga Vlora, të gjitha trevat ku jetojnë shqiptarë, Prizren Kosova, Shkup Maqedoni, Mali i Zi, komuna e Ulqinit, Diaspora dhe personalitete shqiptarë të fushave të ndryshme.

Kryetari  si dhe deputeti i partisë demokratike në Mal të Zi z.Fatmir Gjeka tha se ndihet i nderuar dhe i privilegjuar për të folur në emër të shqiptarëve  të Malit të Zi në këtë ceremoni madhështore.