Gëzuar 28 Nëntorin – ditën e Flamurit nga Forca

November 28, 2013   | Lajmet / Vijesti, Politika

Gëzuar Ditën e Flamurit - Forca e re demokratikeForca e Re Demokratike ju uron Ditën e Flamurit, 101 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë dhe 570 vjetorin e ngritjes së Flamurit Kombëtar!

28 Nëntori shënon festën më të rëndësishme për popullin shqiptar; datën kur Skenderbeu ngriti flamurin kombëtar në Krujë në vitin 1443 dhe, më pas, në 1912 Ismail Qemali ngriti flamurin kombëtar në Vlorë dhe shpalli pavarësinë e Shqipërisë.

Urojmë që kjo festë të shërbejë për vetëreflektim të liderëve dhe udhëheqësive të partive nacionale shqiptare dhe 28 Nëntori i ardhshëm të na gjejë më të bashkuar.  Gjithashtu, urojmë që 28 Nëntori i ardhshëm t’i gjejë shqiptarët në Mal të Zi në gjendje më të mirë dhe më afër realizimit të aspiratave për të qenë të  barabartë me të gjithë qytetarët e tjerë.

Gëzuar Ditën e Flamurit të gjithë shqiptarëve!

Kryetari i Forcës së Re Demokratike,

Nazif Cungu

YouTube Preview Image