PD uron Festën e Flamurit kombëtar dhe 101 vjetorin e shtetit shqiptar

November 28, 2013   | Ekonomia / Ekonomija

Urime dita e flamurit-partia demokratike-ulqinMe rastin e 28 Nëntorit, Festës së Flamurit,101 –vjetorin e shtetit shqiptar,Partia Demokratike Ju shpreh urimet më të përzemërta. “Krenari kombëtare që nuk shuhet kurrë,ajo është e ndezur dhe jeton në çdo zemër shqiptare,ndaj dhe flamuri ynë kombetar,valon edhe do të valojë perherë,duke I bashkuar shqiptarët kudo që jetojnë”,- thuhet në urimin e PD.

Çdokush që i rikthehet Vlorës kreshnike të 28 Nentorit, rilindasve tanë,betejave te lavdishme te Skenderbeut,I bën krenarë shqiptarët. Familja, flamuri, gjuha e kombi janë simbolet dhe frymëzimet tona të përhershme dhe të shenjta. Kjo datë e shënuar na bashkon edhe dëshmon lashtësinë edhe cilivizimin tonë mijëvjeçar.Le të jetë kjo festë e gëzimit, haresë, tolerances dhe mirëkuptimit.

Partia Demokratike

YouTube Preview Image