Alternativa Shqiptare zgjodhi strukturat e reja drejtuese

November 29, 2013   | Rajoni / Region

Alternativa Shqiptare zgjodhi strukturat e reja-TuzëAlternativa Shqiptare zgjodhi strukturat e reja drejtuese Me datën 28 Nëntor në ora 15:00 në Ambientet e Kuvendit të Komunës Urbane të Tuzit, Alternativa Shqiptare ka mbajtur Kuvendin e pare zgjedhor ku janë zgjedhur strukturat e reja drejtuese. Në këtë Kuvend u zgjodhen Kryetari, zv.Kryetari, Nënkryetarët dhe Kryesia e Alternativës Shqiptare.
Alternativa Shqiptare zgjodhi strukturat e reja-Tuzë-1

Unanimisht për postin e kryetarit u zgjodh nga delegatët z. GjergjCamaj, zv. Kryetarë u zgjodh Nik Gjeloshaj, ndërsa Afrodita Gojçaj, Vilson Gorvokaj dhe Tina Lulgjuraj u zgjodhën në postin e Nënkryetarëve. Kryesia e re e Alternativës Shqiptarë përbëhet nga 17 persona të profileve të ndryshme. 1. Afrodita Gojçaj –Mësuese (vazhdon studimet Master) 2. MA. Marash Dukaj(Master në psikologji shkollore) 3. Tina Lulgjuraj – Mësuese 4. MSc. Driton Sinishtaj – (Master Shkencor në Studime Strategjike) 5. MA. Mark Lucgjonaj (Master në letersi dhe Entologji) 6. Vilson Gorvokaj – Ekonomist (vazhdon studimet Master) 7. Gjergj Cama – Jurist 8. Elizabeta Ivezaj –Specialiste e Shkencave Kompjuterike 9. Nik Gjeloshaj – Arsimtar 10. Arben Camaj – Mësues 11. Kristijan Junçaj – Student (Fakulteti i Drejtësisë) 12. Mark Gjokaj – Mësues 13. Mark Junçaj – Ekonomist 14. Pashko Gojçaj – Apsolvent në degën Marrëdhënie Ndërkombëtare 15. Lubo Lekoçaj – Apsolvent i Fakultetit Juridik 16. Gjokë Dedivanaj – Student 17. Zef Dedvukaj – Student.

Alternativa Shqiptare zgjodhi strukturat e reja-Tuzë-2

Pas zgjedhjës së Kryesisë u propozuan dhe unanimisht u votuan me dy rezoluta. Rezoluta mbi qendrimin politik të Alternativës Shqiptare për formimin e Komunës së Malësisë dhe rezolutën për bashkëpunimin me partitë tjera nacionale shqiptare.

Alternativa Shqiptare