Cungu: Projekti i trajtimit të ujërave të zeza, Mali i bardhë, Totoshi, Kodrat dhe Braticë

November 29, 2013   | Lajmet / Vijesti, Politika

Nazif-Cungu-kompania Ing Invest-DanillovgradProjekti kryesor për rregullimin e sistemit të kanalizimit dhe pastrimit të ujërave të zeza për lagjet Mali i bardhë, Totoshi, Kodrat dhe Braticë

Kryetari i komunës së Ulqinit Nazif Cungu është takuar sot me përfaqësuesit e kompanisë Ing Invest nga Danillovgradi, të cilëve ju është besuar punimi i projektit kryesor për rregullimin e sistemit të kanalizimit dhe pastrimit të ujërave të zeza për lagjet Mali i bardhë, Totoshi, Kodrat dhe Braticë.

Bëhet fjalë për një projekt që kapën vlerën prej afro 5.000.000 Euro, me realizimin e të cilit do të zgjidhet çështja e trajtimit të ujërave të zeza për këto lagje, ndarjen e ujërave fekale nga ato atmosferike, e me këtë edhe ndaljen e derdhjes së mëtejshme të ujërave fekale dhe ndotjen e kanalit Braticë dhe Port Milenë. Me projekt është paraparë edhe mënyra e trajtimit të ujërave atmosferike në pjesën e qytetit te shkolla e mesme dhe rrugëve të tjera për rreth të cilat vërshojnë shpesh me rastin e reshjeve të shiut.
Projekti do të përfundojë deri në fund të janarit të vitit të ardhshëm, e pastaj pritet shpallja e tenderit për zgjedhjen e kryesit të punimeve.

Komuna Ulqinit