Maratona e Turpit nga Jehona Salaj

November 29, 2013   | Opinione

Maratona-e-dyte-e-pavaresiseVitin e kaluar, 100-vjetori I pavaresise se Shqiperise u shenua edhe ne nje menyre jo te zakonshme. U organizua nje maratone. Pjesemarresit ishin nje grup i vogel, kryesisht nga diaspora. Ne fakt, ishin ata qe edhe e ideuan kete maratone. Ishte dicka jo e zakonshme per zonen tone. E quajten “Maratona e Pavaresise”.

Kete vit vendosen to organizojne nje te dyte, ne perpjekje per ta bere maratonen nje tradite qe do te vazhdonte nder vite. Sado e bukur qe te duket kjo ide, nuk duhet harruar arsyeja qe ishte simbol ne fillimin e saj, Festa e Flamurit. Por, kjo me sa duket u harrua, kete vit maratona u organizua ndryshe… ajo u be nderkombetare. Se si mund te behet nderkombetar nje event  me baze kombetare, une nuk e di. Besoj se duhet te pyesni organizatoret. Me sa duket, maratona nuk kishte asnje rregull, asnje limit. Kushdo qe deshironte, mund te merrte pjese. Nese mund te pretendosh te kesh nje gare te ndershme kur garuesit jane disa amatore e disa profesioniste, eshte nje problem me vehte. Ajo qe e ben kete maratone te denje per t’u quajtur “Maratone e turpit” eshte pjesemarrja ne te e te huajve. Dhe, keta te huaj ishin as me pak e as me shume se malazez. Ne fakt, duhet ca pafytyresi nga ana e tyre per te marre pjese ne nje gare te tille, sidomos kur ka kaluar kaq pak kohe pas incidentit ne Martinaj dhe kur shqipetaret ne Mal te Zi nuk lejohen ta festojne haptazi kete feste (detyrohen te festojne ne salla te mbyllura, sepse shpalosja e flamurit shqiptar ne ambiente publike eshte e ndaluar me ligj). Por, ata qe do te duhet te turperuheshin me shume nga nje “Maratone Pavaresie” perkrah armiqeve, jane organizatoret e saj.
E gjithe ideja e maratones nuk ishte organizimi e nje gare te zakonshme sportive, por shenimi i nje feste mbare kombetare. Kjo nuk ka asnje vlere kur maratona behet nderkombetare. E vetmja gje qe i mungonte ishte pjesemarrja e ca serbeve dhe grekeve… dhe pse jo edhe ca turqve… E c’menyre me te mire do te kishin turqit per te na uruar diten kur u ndame nga ata? Sa kenaqesi, apo jo! Turpi u doli ne pah te gjitheve, kur nje nga malazezet pjesemarres fitoi garen. Dua te shfrytezoj rastin per ta uruar fituesin. Ne fakt, pa fitoren e tij, ne as nuk do ta zbulonim turpin e bere. A nuk eshte misterioze qe gati te gjitha mediat iu shmangen raportimit te emrit te fituesit, edhe pse shume prej tyre e raportuan organizimin e maratones? Nga fotot (ne lajmet 1 dhe 2), shihet se shume nga pjesemarresit kishin veshur bluza me shenjen e maratones, ose te pakten, ishin veshur kuq e zi. Ne ndryshim nga te tjeret, fituesi ishte veshur me bardhe e blu. Se cfare tregon kjo per maratonen, besoj se eshte e qarte!Meqe ideja fillestare ishte qe kjo maratone te organizohej cdo vit me rastin e 28 Nentorit, do t’u lutesha organizatoreve qe vitin tjeter te benin ca ndryshime: ose te vene kritere te logjikshme pjesemarrjeje (pjesemarresit te kene te pakten nje gjysh/e apo stergjysh/e shqiptar/e), ose te ndryshojne daten dhe emrin e maratones, e te mos vazhdojne te na turperojne te gjitheve.

Posted by at

Link: http://jehonasalaj.blogspot.ch