Bëhet prezantimi i projektit M2RES në bashkëpunim me kompaninë ETG në Podgoricë

December 2, 2013   | Lajmet / Vijesti, Shtypi / Mediji

Prezantimi i projektit M2RESMe datën 27. 11. 2013 në qendrën e kompanisë „ETG Indžinjering” në Podgoricë është mbajtur prezantimi i projektit M2RES të cilin e implementon Komuna e Ulqinit (zyra për projekte dhe bashkëpunim ndërkombëtar). Projekti ka të bejë me energjinë e rinovushme (diellit, erës, geotermale) e cila mund të përdoret në terene margjinale të cilat nuk janë në përdorim të më tutjeshëm.

Në takim poashtu janë prezantuar studimet e deritashme të projektit si dhe aktiviteti i fundit i cili parasheh hapjen e një tenderi ndërkombëtar për investitorë të interesuar për energjinë e rinovushme. Duhet cekur edhe vetë faktin se Komuna e Uqlinit ka potencilalet më të favorshme në Mal të Zi sa i përket erës dhe ditëve me diell gjatë vitit. Pas prezantimit të projektit, kompania ETG ka bërë prezantimin e efiqencës energjike në institucionet publike me metodat më të reja bashkohore në tregun botëror. Duhet cekur poashtu se Kompania ETG është lidere në Mal të Zi sa i përket efiqences energjike si dhe pajisjeve për nxemje dhe ftohje. Pas prezatimit patem mundësi të vizitojmë një ndërtesë të ETG kur ishin zyrat e kompanisë duke na shpjeguar sistemet e reja të nxemjes dhe ftohjes. Psh. Të gjitha zyrat e kopmanisë me një sipërfaqe prej 750m² përdornin një sistem për nxemje dhe ky sistem për siperfaqe konsum vetëm 11,5 kw/h, gjë që për secilin institucion publik në Mal të Zi është e pamundur për momentin.
Në takim morën pjesë perfaqësuesit e OJQ – s Nasa Akcija, Inžinjerski pedagoški forum, Komunës së Kotorit, Komunës së Nikshiqit si dhe bankës KFW.

Në muajin e ardhshëm është dakorduar një takim me përfaqësuesit e ETG – s në Komunën e Ulqinit për mundësitë e kursimit të energjisë në ndërtesën e Komunës si dhe mbarë instituciuonet publike të Komunës.