Shata: Ulqini ende s’po gjen stabilitet politik

December 3, 2013   | Opinione

Nuro-ShataKeni plotesisht te drejte qe votimet ne te ardhmen te mos i perjetoni si nje shans per te ardhur deri tek ndryshimet,sepse kjo qe ndodhi ne 20 muajt e fundit ,deshmon qe edhe nganjehere edhe ndryshimet mund te jen per te KEQ.Por duhet cekur se kto qe ushtruan detyren e udheheqjes se komunes tone nuk erdhen me deshiren e jua ,dhe ashtu si erdhen ashtu e perfunduan misionin e vet.
Keni plotesisht te drejte po qese e keni humbur shpresen e votimeve,sidomos kur te gjith ne i rikujtojme premtimet e tyre,qe cka eshte ma keq dhe tragjike edhe vete nuk besonin ,por qellimi ishte te moshtrohet ky popull i mjer,nga i cili pritnin te fitonin legjimitetin per punet e flliqta qe do te pasojne me vone.
Nuk patem mundesi te shohim azgje nga vizioni i tyre,aftesia e tyre,dijenija e tyre,pergjegjesia si dhe gjeresia e tyre.Nuk patem mundesi te shohim expertat e tyre,pervec shefat e magazinave ne firmat private te tyre.
Edhe ne qe e dijshim qe premtimet e tyre jane te rrejshme ,nuk deshironim nje deshtim te tille sepse cdo her e kishim ndermend qytetin ton  qe te  mos jete kjo nje kohe e humbur.
Tani erdh koha qe po kto subjekte politike te kerkojn voten nga ky popull,edhe pse qart shihet qe puna e tyre ka perjetu nje deshtim total,ne planin strategjik,ekonomik,juridik,kulturor,sportiv si dhe ai politik.

Me cfar ftyre kerkojn voten ,kur me punen e vet arriten ta cojn komunen ne falementim.
Mashtrimet se do te fillojn investimet e mdha nuk pijn uj,as femit ton ma nuk mund te i mashtrojn.
I vetmi sqarim do te jete se koalicioni nuk ka mund te funksionojne dhe se koalicioni eventual paszgjedhor me PDS do te jete i frytshem.Mashtrimi ne kulm.
Pse te mos permendim ne gabimet e tyre edhe planin strategjik qe Z.Cungu ne fushatat e meparshme te votimeve e kishte gojen plot.Te mos harrojm funsionimin e komunes pa administrator dhe sa jane valide vendimet e komunes per ato 10 muaj.
Tani do te permendi edhe turizmin ,me qellim ne fund dhe pse me rendesin e vet qe ka ndoshta do ishte e udhes te permendej ne fillim.
I kishin gati planet se si te zgjatet sezona turistike,si te vijne ne pushtet nje dit me von do te fillojne ndertimi i shum hoteleve(do te ishim te knaqur vetem me JADRANIN),punesime te reja e shum premtime te reja.
Hotelet sic e shihni vete askund ,ne vend te punesimeve kemi perjashtime, dhe cka eshte me qesharake Azerbexhancat dhe Kinezt do te na zgjasin sezonen turistike.
Nese i perkitni subjekteve politike te lartpermendura me siguri nuk do te pajtoheni me mua por si bashkeqytetaret e mi qe lirisht mund te them qe krenohem me pervojen qe kemi te gjith ne kte veprimtari ,derisa vemendjen nuk ia perkushtojme tregjeve kryesore te Europes ,perkatesisht Gjermanis,Austris,Britanis te Madhe,Frances dhe Shteteve Skandinavike,nuk mund te presim zgjatjen e sezones turistike,hotele te reja,punesime te reja,dhe si rezultat i kesaj standard me te mire jete .Ne fund per te miren e qytetit tone mbetet shpresa tek ju,qe me voten e juaj nuk do te jepni kontribut qe ne pushtet te vijne po keto persona qe kane qellime te semura politike,qe jane te dejur politikisht,me qellime dhe interesa karieriste personale.
Vec ju jeni ato qe do te veproni per te miren e vetvetes e jo per te miren e nje grup personash dhe ato te vendosin per fatin e juaj02.12.2013,Ulqin

  Nuro Shata