Kriporja sërisht në tender, cmimi 199.000.000€ – Video

December 6, 2013   | Ekonomia / Ekonomija

Tenderi i kripores se UlqinitAdministrata e falimentimit e kripores “Bajo Sekuliq”, me të cilën drejton Eurofond nga Podgorica me pronar  biznesmenin Veselin Baroviq, ka shpallur një ankand publik për shitjen e aseteve të ndërmarrjes së kësaj kompanie nga Ulqini me  çmim fillestar prej  199 milion €uro  duke mos harruar  se në tenderin e parë shuma  e afruar për Kripore  ishte 257.800.000 €uro.

Te interesuarit dhe kompanitë duhet të paraqesin ofertat deri me deri me 27 dhjetor 2013.

Asetet përfshijnë pasuritë e patundshme në komunën e Ulqinit, të përbërë nga toka, objekte, ndërtesa industriale, ndërtesat tregtare në ekonomi, objekte elektroenergjetike, tubacione dhe kanale, pajisje teknologjike, pajisje transporti dhe pajisje për zyrë etj.

Kriporja e Ulqinit paraqetë 15 hektar tokë,të blerë para ca kohëve me çmimin 800 mijë euro,ku pronari i shumicës së aksioneve të kripores është “Eurofond”, i cili kontrollohet nga Veselin Baroviq, biznesmen nga Podgorica, i cili u bë pronar i 75 për qind të aksioneve të kompanisë.