Jakupi rikthehet ne Lëvizjen Qytetare “E Verteta”

December 7, 2013   | Lajmet / Vijesti, Politika

isat-jakupiDr Isat Jakupi eshtë larguar nga Partia Social Demokrate dhe që në zgjedhjet e ardhshme do marr pjesë në mënyrë të pavarur ose do bejë ndonjë koalicion me ndonjë parti tjetër nga Komuna e Ulqinit.

Ka shumë zhurmë ne Ulqin për ket Grup qytetarësh, por rrjedhojat janë shumë të pakta dhe mendohet se efikasiteti i saj levizje do jet e madhe. Lëvizja qytetare ku kryetari i saj asht Dr.Isat Jakupi i përmbajtur në dukje, është shumë më efikase pa cenzur dhe pa monopol politik në Ulqin.

Dr Isat Jakupi eshtë larguar nga Partia Social Demokrate dhe që në zgjedhjet e ardhshme do marr pjesë në mënyrë të pavarur ose do bejë ndonjë koalicion me ndonjë parti tjetër nga Komuna e Ulqinit.

Kjo risi e kësaj lëvizje qytetare ulqinake ka qenë mesa duket edhe shkaku që nismëtarja e parë, lëvizja qytetare u prit në fillim me ftohtësi dhe u vu në shënjestër të kritikave meskine te Ulqinit.

Dr. Isat Jakupi i cili ka zhvilluar takime me të rinjtë e Ulqinit, të cilët i ka inkurajuar që të mbështesin modelin e politikanit që guxon dhe që e vendos veten në shërbim të qytetarëve. Jakupi është shprehur se: “Mbështetja sa më shumë modelin e politikanit që guxon dhe që vendos veten në shërbim të qytetarëve. Bazuar në dinjitetin dhe integritetin e njeriut dhe politikanit që përafron vullnetin e qytetarëve dhe detyrimin e politikanëve dhe qeveritarëve për t’iu shërbyer”.  Jakupi vlerësoi, gjithashtu, që prej tri vitesh së bashku me një grup të rinjsh kanë hapur një debat publik lidhur me demokratizimin dhe modernizimin e partive politike në Ulqin, si parakusht për mirëqeverisjen e vendit.

Nga ana tjetër, kandidati i pavarur i Lëvizjes Qytetare te Ulqinit “E Verteta” u shpreh dje se “të rinjtë shqiptarë meritojnë të kenë si simbol të dëshmive më të mira meritokracinë dhe vullnetin për të ecur përpara”. “Një vend ecën i sigurt drejt të ardhmes së konsoliduar pikërisht atëherë kur elitat mendojnë për gjeneratën e ardhshme, dhe jo për karrigen e radhës”, përfundoi Jakupi.